Ish- futbollisti i Kuçovës zhduket pa lënë gjurmë, çfarë përmbante pakoja e fundit që u dërgoi familjes?

Ishte viti 1991 kur asokohe një 15-vjeçar ish-futbollisti i ekipit të të rinjve të Kuçovës, Belisar Subashi ëndërronte të kalonte përtej kufijve në vitet e ndryshimeve të mëdha. U nis drejt Greqisë së bashku me vëllanë e tij më të vogël Gentin. Nga mali udhëtuan gjatë për shtatë ditë në këmbë dhe mbërritën në afër ishullit të Rodosit. Atje qëndruan për afro një muaj së bashku dy vëllezërit ndërsa Belisari qëndron dhe i thotë të vëllait të kthehej në Shqipëri, pasi ishte shumë i vogël për të qëndruar.

Genti kthehet dhe pak ditë më pas niset sërish drejt Greqisë kësaj here si udhërrëfyes për një grup të tjerë personash me ta edhe një fqinji i tyre, Taulanti. Mbërrijnë aty ku ishte edhe Belisari. Më pas Genti kthehet përsëri në Shqipëri. Familjarët prisnin telefonatë, ata nuk ia dëgjuan zërin që nga dita kur ai doli nga shtëpia.

Si shenjë të ekzistencës së tij atje, Belisari u solli familjarëve një pako, një magnetofon dhe një fotografi me ngjyra…Komunikimet e fundit i pati vetëm me shokët, ndërsa më pas humbi çdo kontakt. Një djalë simpatik me sy e flokë të zinj, ishte ende një adoleshent kur u largua dhe sot është një 44-vjeçar…

Sipas shokëve, me të fundit që pati kontakt, Kastriotin dhe Luanin nga Ura-Vajgurore, Belisari ishte në Rodos bashkë me Taulant Tolulin, djalin gjirokastrit, i cili gjithashtu rezulton i humbur. Atë ditë të fundit kur shokët u panë erdhi  policia ndërsa Belisar dhe Taulanti shpëtuan, Kastrioti dhe Luani u kthyen.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Turi në diasporë, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë

Turi në diasporë, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë