Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl i kërkoi sot Evropës që të vazhdonte me procesin e integrimit, pikërisht për shkak se i gjithë kontinenti përballej me sfida të reja në shpresat e tij për marrëdhënie më të ngushta politike dhe ekonomike.


“Ne kemi sërish nevojë për më shumë sensin evropian të komunitetit”, deklaroi ish-kancelari, tashmë 84 vjeç, duke promovuar librin e tij të ri ”Out of Concern for Europe” në Frankfurt.

”Evropa duhet të ecë përpara me kurajo dhe vendosmëri për një politikë të marrëdhënieve më të ngushta”, shtoi Kohl.

”E ardhmja jonë është pikërisht ajo, Evropa”, theksoi ai.

Libri i ish-kancelarit vjen në kohën e tensioneve të rritura lidhur me një nga arritjet më të mëdha të integrimit evropian, monedhën e përbashkët.

Kjo ka rritur shqetësimet se ndoshta këtë vit vlera e monedhës së përbashkët të 18 vendeve anëtare mund të bjerë për herë të tretë brenda gjashtë viteve të fundit.

Ky libër publikohet edhe në momentin e rritjes së presionit në Britaninë e Madhe për daljen jashtë bllokut të 28 vendeve.


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)