Ish-pronarët, ja emrat të cilët
përfitojnë kompensim/ Lista

Agjencia për Trajtimin e Pronave ka publikuar emrat e 51 ish pronarëve të cilët përfitojnë kompensimin financjar, por edhe kompensimin fizik. ATP shpjegon se cilat kërkesa janë pranuar për të përfituar kompensim.
 
“- 7 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së

-  Për 2 aplikime, është vendosur përfundimi i procedimit administrativ,

-   44 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar. Vlera e kompensimit financiar që përfitojnë këto vendime është 724 775 091 lekë”,- thotë në një njoftim Agjencia për Trajtimin e Pronave.

Kjo është lista e dytë që publikon ATP brenda pak ditëve. Me ligjin e ri për kompensimin e pronave sipas drejtoreshës së ATP-së Sonila Qato, mundësohet dhënia me e shpejtë e kësteve për kompensimin financjar, por edhe e kompenimit fizik.
 
Kompensimi fizik
Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 114.6 ha.
Gjithashtu njoftojmë se, të gjithë subjektet,  të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.

Sqarojmë se, procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993 dhe 1994, është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet. ATP fton të gjithë subjektet të cilëve iu është vlerësuar financiarisht vendimi përfundimtar, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”.
 
ish pronaret
ish pronaret

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës