Ish-ushtarakët, ja sa lekë
u falen, shtesat në pension

Ish-ushtarakët, ja sa lekë<br />u falen, shtesat në pension
TIRANË - Qeveria u fal debitë 5425 ish-ushtarakëve. Të gjithë të moshuarit tashmë do të marrin pensionin e plotë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk do do t’ju mbajë më një pjesë të pagesës. Ka qenë Ministri Blendi Klosi i cili ka konfirmuar se në mbledhjen e së mërkurës, qeveria ka miratuar një vendim të posacëm për t’ju falur ish-ushtarakëve debitë. “Për plot 10 vjet, që nga viti 1999 në vitin 2009, ushtarët në rezervë apo në lirim, janë trajtuar me pagesa kalimtare, pensione të parakohshme, apo përfitime të tjera suplementare. Por, në këtë hark kohor 10 vjeçar, ligjet kanë ndryshuar të paktën 4 herë dhe më pas janë kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese të cilat janë shfuqizuar nga kjo gjykatë.

Për pasojë, 5425 ish ushtarakë, sot janë debitorë ndaj shtetit shqiptar. Qeveria e kaluar, jo vetëm nuk ofronte dinjitetin e nevojshme për këta burra e gra që kanë sakrifikuar për Shqipërinë, por u kërkonte atyre borxhin, duke i mbajtur atyre para nga pensioni i tyre i përmuajshëm. Në vitin 2013, qeveria jonë premtoi se do të zgjidhte hallin e këtyre ish ushtarakëve dhe sot kam kënaqësinë të njoftoj në emër të Këshillit të Ministrave që e mbajtëm premtimin duke miratuar projektligjin për faljen e detyrimeve që kanë ish ushtarakët në skemën e pensioneve suplementare.

Në mbështetje të këtyre kërkesave, qeveria shqiptare do të falë 984 milionë lekë borxhe që ish ushtarakët u detyrohen shtetit shqiptar. Falë këtij projektligji, asnjë ish-ushtaraku nuk do t’i mbahet më asnjë qindarkë nga pensioni i çdo muaji”, - u shpreh Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi menjëherë pas vendimit të qeverisë. Sipas Klosit ky borxh ju mbahej ish-ushtarakëve jo për fajë të tyre por për shkak të vendimeve të ndryshme të ndërmarra nga qeveritë ndër vite.

Pse është mbajtur debia?
Ish-ushtarakëve ndër vite u është ndryshuar pensioni. Por më i rëndi ishte vendimi i ish- qeverisë “Berisha” e cila në vitin 2010-të, nxorri një akt normativ për t’u rillogaritur pensionin ish-ushtarakëve, nëpërmjet një formule të re. Por kjo rillogaritje u ulte pensionin ish-ushtarakëve dhe sipas atij akti normative, ata shpallesh debitorë dhe duhet të kthenin paratë. Në pamundësi për t’i paguar njëherë, u vendos që ish-ushtarakëve do t’ju mbahej një pjesë e pensionit. Deri më sot ish-ushtarakët kanë paguar debitë dhe qeveria “Rama” merr përsipër t’u falë pjesën e mbetur.

tabelat ish ushtaraket

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën