Ish-aleati i Lulzim Bashës, Arian Galdini përmes një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale i kërkon partisë më të re opozitare 'Bindja Demokratike' të Astrit Patozit, por edhe koalicionit opozitar që është regjistruar në zgjedhje "Shpresa për Ndryshim" që të mbështesin kandidaturën e tij në Tiranë përballë Erion Veliajt.
Thirrja e Galdinit vjen pas deklaratës së Patozit se 'Bindja Demokratike' do të ketë kandidatë për kryebashkiakë thuajse në të gjitha qarqet, por nuk do të garojë në ato bashki të djathta ku ka kandidatë të pavarur. Opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, madje do i bllokojë, por qeveria është shprehur e vendosur për zhvillimin e tyre.
Postimi i plotë i Arian Galdinit
Ftoj të gjitha ato parti politike dhe Koalicione Opozitare të djathta pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, që ende nuk kanë kandidat për Bashkinë e Tiranës, të më mbështesin mua në sfidën time për tu përballur me Lal Çerin si Kandidati Opozitar i Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Ndërkohë ne si LDE po punojmë fort për mbledhjen e firmave. Por janë jashtëzakonisht shumë firma dhe kemi shumë pak ditë në dispozicion. Jam e jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që do të konkurojë me një platformë opozitare të djathtë përballë Lal Çerit.
Gjithçka dua është lehtësimi dhe bashkimi i të djathtëve në këtë betejë e sfidë për tua rikthyer Tiranën qytetarëve të saj. I bëj thirrje Bindjes Demokratike dhe Koalicionit "Shpresa për Ndryshim", që të më mbështesin si Kandiatin Opozitar të Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Jam i hapur për bashkëpunim që ta kemi mundësinë e kësaj gare në Tiranë. Delalifikimi është mision madhor për të djathtën. Jam gati dhe i përgatitur plotësisht që të bëjmë një sfidë fituese në Tiranë. Ju faleminderit shumë. Shpresoj e besoj shumë tek Bashkimi i së Djathtës. E djathta është Shumicë e mund ta fitojë Tiranën.
Hajt mo me mire se Basha eshte ky dhe cdo rob tjeter
PërgjigjuNga eshte ky ?
PërgjigjuNga Galdinajt e Bularatit
Po ky ku e ka gjet mbiemrin Galdini???
PërgjigjuAi Lal Ceri do te varrose te gjalle me fuqine e votes popullore o Arian Galq.mi. Ti je nje larve e se djathtes se vdekur ne Shqiperi.
PërgjigjuHahahahahahahah ca gallate o perendi, oburra o trima ti gjejme ne cdo qytet nga vrima lavamanit ti nxjerrim kandidatet opozitare..... Skeni faj jo, e degjeneroni kete popull ne kete forme qe pastaj tja merni voten duke u tallur
Akoma me patozëri? Yyyyyt!
PërgjigjuA ti po ku do dhkosh more zoteri
Përgjigju