Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar 'tallet' me Bashën: Bravo Luli, jepi! Kështu i garanton Ramës 95% të votave

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar 'tallet' me Bashën: Bravo Luli, jepi! Kështu i garanton Ramës 95% të votave

Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, ka ironizuar mënyrën e votimit të kandidatëve për deputet në PD, ku thotë se me votimin me kryq te emri, kryedemokrati Lulzim Basha, do t'i sigurojë kryeministrit Edi Rama fitore të sigurtë.

Sipas tij në votimet e 25 prillit njerëzit do të do të vënë kryq te Rama dhe anidatët e PS, dhe në këtë mënyrë ai do të marrë 95% te votave.

"Bravo Luli, bravo! Me këtë votimin me kryq te emri që nuk duan demokratet për kandidat për deputet, do shkojnë njerëzit të vënë kryqe tek Edi Rama dhe kandidatët e PS! Do e nxjerrësh Ramën me 95% të votave. Fitorja do jetë e sigurt. Jepi", shkruan Kulluri në "facebook".

Mbrëmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Partinë demokratike në Tiranë nga ana e anëtarësisë, të cilët kanë votuar mes 140 emrash të propozuar për kandidatë për deputetë. Në Kamzë madje janë shënuar dhe incidente. Ndërkq u vërejt se ka pasur një numër më të vogël votuesisht krahasuar me shifrën e atyre që kishin të drejte vote.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja