"Revolucionet e Lulit, si maçok me çizme, as nuk i shkojnë e as i ‘nget’ dot
Lulzim Basha kërkoi të përcillte sot një mesazh përmes “Twitter”-it, por që më shumë se koherent, ishte “shterpë”. Basha i cuditi të gjithë teksa ndau me një postim fotomesazh që i referohej një shprehje të Xhon Kenedit: “Ata që e bëjnë revolucionin paqësor të pamundur, e bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm”.
Jo se nuk e dimë këtë shprehje, por se nuk dimë sa i përshatet Bashës kjo shprehje. Duket sikur të jetë një maçok me çizme, sepse as i nget dot kur i vesh, por as nuk i shkojnë shprehje të tilla për aforizma. Faktet kanë treguar se Basha ka paralajmëruar disa revolucione, por as njërin nuk realizoi dhe asnjë premtimi nuk iu përmbajt.
Premtime të ngjashme bëri kur iu drejtua demokratëve në nisje të mandatit të dytë të Ramës, teksa paralajmëroi se Ruci nuk do të merrte dot karrigen e Kryeparlamentarit, sikurse betimet për të shfarosur LSI në cadër pasi sipas Bashës ishte një bandë hajdutësh. Por Basha zhgënjeu edhe me betimin se do të mbronte deri në vdekje banesat tek ASTIR.
Përbetimet e tij janë të shumta, si ai që nuk do lejonte Fatmir Xhafajn të ulej në zyrë si Ministër I Brendshëm, mbrojtia e teatrit për most u shembur sepse Luli e kish ndarë mendjen, buldozeri duhej të kalonte mbi trupin e tij fillimisht, etj.
Më qesharaku ishte përbetimi se në 30 Qershor 2019, nuk do të kishte zgjedhje lokale. Ja pra që Bashës nuk i rri një kostum I tillë prej revolucionari pasi më së shumti ata revolucionarët janë edhe pak idealist.
Shumëkush mund të thotë se “revolucioni i PD” është inflacionuar aq shumë, sa nuk i merr më njeri seriozisht, dhe kanë të drejtë!
Megjithatë shumë ujra do rrjedhin deri vitin tjetër e bën vaki endërrat me kryeministër edhe nuk dalin.
Rama nuk të fal asgjë, aq më pak pushtet. Nëse eleminohen koalicionet parazgjedhore, endrrat me kryeminister nuk do te dalin.
As vota nuk merr dot, e as bën dot revolucion!"
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.8%
-
Jo
42.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1946
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
Konica me te drejte tha Shqiperi te kam dhjere Ste kuptova asnje here
PërgjigjuBasha macok me mustaqe miu.. loqke fare
PërgjigjuKy po ruhan B***** e vete,,nga Rruga e Kombit SPAK do ta mesoje qe mbas. Shkolles ne Rec te Shkodres ,,te mos gaboje me,,edhe ne Faturat Si Kamariere ,,nese perfundon dhe gjen nje vend Pune te tille...Hurra Lulushka TEC i Shkodres te prete..Se Serbin Sali vetem muri rrethues do Ju ndaje..Ndersa me ate 7% me Blllok ne dore Ilirushka,do mesoni Italisht ...
Përgjigju