Ish-bashkëshortja e Dani Alves: Nuk e kisha imagjinuar kurrë , është një tronditje për mua dhe fëmijët
Dani Alves dhe Dana Dinorah
Arrestimi i Dani Alves me akuzën për përdhunim ka shkaktuar një "tërmet" në shumë nivele, nga futbolli në politikë teksa ka sjellë një mori reagimesh. Natyrisht që për këtë histori është prekur edhe familja e tij.
Ish-gruaja e Alves dhe nëna e fëmijëve të tij, Dana Dinorah, ka rrëfyer se nuk është një situatë e lehtë për askënd që e ka njohur Alves dhe ka mbrojtur ish-partnerin e saj.
"Unë nuk kam folur me atë. E di që ai është i trishtuar, por ai është mirë dhe unë do të bëj gjithçka që duhet për ta ndihmuar", tha Dinorah për Telecinco.
Më pas ish-bashkëshortja e Alves ka treguar se beson në pafajësinë e tij.
“Është një tronditje dhe për fëmijët e mi, të cilët janë adoleshentë dhe e kanë shumë të vështirë. Familja e tij është e mbingarkuar sepse duan ta shohin dhe nuk mund të hyjnë në takim. Avokati më thotë se është duke punuar për këtë çështje", tha Dana.
Përveç kësaj, ish-bashkëshortja e tij është treguar e bindur për pafajësinë e futbollistit, të cilit i është ndërprerë kontrata nga klubi meksikan Pumas.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.7%
-
JO
49.4%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 1848
Lajme të tjera
-
Akuzohet për sulm seksual ndaj të resë në Barcelonë, lihet në burg Dani Alves! Gjykata: Mund të tentojë arratisjen
21 Shkurt, 14:44
-
4 deri 12 vite burg për Dani Alves, El Periodico tregon detaje nga akuzat për përdhunim
16 Shkurt, 13:35
-
Dani Alves ndryshon dëshminë dhe pranon dhunën seksuale, rrezikon 12 vite burg
9 Shkurt, 15:06
-
VIDEO/ Tentoi t'i fshihej kamerave, e dashura e Pique përplaset me shtyllën! Ish-futbollisti s'e mban të qeshurën
7 Shkurt, 21:37
-
Dani Alves në burg pas akuzave për përdhunim, Pumas kërkon 5 milionë euro
2 Shkurt, 13:09
-
Dani Alves pas hekurave për përdhunim, bashkëshortja i kërkon divorcin
31 Janar, 16:30
-
U abuzua seksualisht nga Dani Alves, 23-vjeçarja: Nuk dua para, le të shkojë në burg
28 Janar, 15:56
-
Policia gjen prova kundër Dani Alves, kamera trupore filmoi viktimën e përdhunimit
25 Janar, 19:32
-
Dani Alves pas hekurave për përdhunim, Lionel Messi i vjen 'në ndihmë'
24 Janar, 18:06
-
Dani Alves transferohet në burgun e sigurisë së lartë
23 Janar, 16:01
-
Pas hekurave për sulm seksual, Dani Alves ndërron tre herë dëshminë dhe e pranon pas pamjeve filmike
22 Janar, 21:06
-
Dani Alves rrezikon 12 vite burg, trajneri i Barcelonës: Jam i shokuar
21 Janar, 21:30