Ish-deputeti Çollaku u nda nga jeta prej COVID, Basha mesazh ngushëllimi: PD ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve të rrallë

Ish-deputeti Çollaku u nda nga jeta prej COVID, Basha mesazh ngushëllimi: PD ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve të rrallë

Bedri Çollaku

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta në moshën 70-vjeçare, të ish-deputetit të PD-së Bedri Çollaku si pasojë e COVID.

Ndërsa u shpreh ngushëllimet familjarëve, Basha shkruan se me vdekjen e tij, miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, kurse Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë.

"Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit. Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona. Me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë. U prehtë në paqe", shkruan Basha.

Çollaku ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital në Turqi ku po merrte kurim por fatkeqësisht nuk arriti t'i mbijetojë dot koronavirusit. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës. Gjithashtu Çollaku ka pasur një karrierë të gjatë fushën e ekonomisë ku ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 21/12/2020 09:04

    Juve ju rujte zoti Saliun se per te tjeret s'ka rendesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin