Ish-deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Pasi ka dal nga SPAK, Tahiri ka deklaruar se ishte thirrur si person në dijeni për një hetim pasuror për një person që i përket drejtësisë së re.
'Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që ka të bëbë me mua por me hetimin pasuror të dikujt nga drejtësia e re. Kam hedhur një firmë te një nga firmat e mia ku ka blerë diçka. Bëhet fjalë për periudhën para 2005', tha ai.
I pyetur nëse zyrtari i drejtësisë së re është prokuror apo gjyqtar, Dashamir Tahiri nuk pranoi të japë shpjegime.
Haha...Dashi i Havasë "intelektuali"i Vlorës...
Përgjigju