Ish-deputeti dhe kandidat i PD-së për kryebashkiak në Dibër, Sherefedin Shehu kërkon nga demokratët që të mos nxitojnë për të sulmuar Bindjen Demokratike.
Ai u kujton të gjithëve atë që ka ndodhur më parë me partitë e tjera të dala nga PD-ja dhe që më pas u bënë pjesë e saj. Mes rreshtave ai kujton edhe rastin e LSI-së dhe fjalët e Bashës për partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi, por që më pas bënë koalicion.
Sherefedin Shehu vlerëson partinë Bindja Demokratike si produkt i mungesës së demokracisë dhe dobësisë së lidershipit në PD. PD dhe LSI-ja kanë akuzuar si paligjshëm regjistrimin e kandidatëve të partisë së Astrit Patozit në zgjedhjet e 30 qershorit.
Postimi i plotë i Sherefedin Shehut
O Demokratë! Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip! “Bindja Demokratike” mund t’ju krijojë dilema për momentin e krijimit por jo për atë që ajo përfaqëson. Ajo është produkt i mungesës së demokracisë dhe dobësisë së lidershipit në PD. Aty janë demokratë me kontribute dhe vlera për PD-në dhe demokracinë shqiptare. Prandaj kursejini insinuatat, sharjet dhe ofendimet.
Historia e PD-së është histori e ndarjes dhe bashkimit. Kujtoni se çfarë nuk kemi thënë për Partinë Aleanca Demokratike dhe ajo u bë aleatja e fitores në 2005 dhe lidershipi i saj ishte ose edhe është pjesë e lidershipit të PD-së. Të njëjtën gjë bëmë edhe me Partinë Demokratike të Re dhe lidershipi i saj tani dominon lidershipin e PD-së. Por edhe aleatët tanë më luajalë, Demokristianët dhe LZhK-istët, kanë qenë dikur pjesë e lidershipit të PD-së dhe na kanë dalë disa herë edhe kundër. Kështu edhe PDIU që na ka marrë edhe lidera dhe vota. Megjithatë këto janë lëpirjet më të vogla të pështymës tone.
Tani kemi aleat edhe LSI-në për të cilën lideri ynë ka thënë shumë gjëra si: “shushunja”, “kurrë koalicion apo pazar me LSI-në”, “vota për LSI -në, vota në det dhe në gjol”, “parti tipike klienteliste, që i bënte fresk (Ramës) nga mëngjesi deri në darkë”, “sapo mbyllte pazarin me Ramën dhe merrte thelën e tepsisë, dridhe Like”, “ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër,”, etj.
Prandaj të mos nxitojmë por të durojmë sepse është më mirë që edhe “Bindja” një ditë të bëhet pjesë e PD-së apo koalicionit të saj. Eksperienca tregon se lufta kundër “Bindjes“ është luftë brenda llojit. Le të përpiqemi të gjejmë urat e bashkimit se vetëm bashkimi ka sjellë fitore për PD-në.
O sherefdini nastradin ke ngel pa gjo e tani je hedh nga astrit palloshi kok boshi. Se ske faj je si ai qeni rugaç që ku të gjej ndonjë kock që ta kruaj o sherefedini mbaruar. Ti kujton se do bin petlla nga qielli e sherefdini nastradin do ta mush thesin me astrit palloshin kok BOSHIN.TË SHKUARA O NASTRADINI SEREFEDIN
Përgjigjuhahahaha po dhe ne ja fusim kot se nuk e rrun njeri per Bashen o cuna, Basha eshte thjesht mercenar i babzitur i baces. Ati i thon rri me nje kemb dhe ai i shkreti ashtu e ben. Basha don te genjej nai rob qe e ben mbret e aq din aq ben, tjerat ja cojn ne mengjes me leter e ta bej prov mos ta bej. Kan maru burrat dhe ka ardh koha kurves, mendojn te lumtura kurvat. Se kur i del nai burr qe i shqyn ateher thon uuaaaa mami paska burrrrrrrrrra akoma
PërgjigjuO lyl shal ngjiti ti je dridhe lyl me lesh dhoje o lyl byth qie. Sherefedini është më keq se ty se do me lëpi ndonjë kock se kaq koh pa vjedh gjo o lyl prandaj dëgjoje sherefedinin nastradin që të gjitha i din.
PërgjigjuSa mire lepin Basha.... po nuk dime ja lepin Monika apo. Basha... nejse dyshe
Përgjigju