Ish-deputeti i PD tregon 4 zgjidhje për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë: Merrni shembullin e Kosovës

Ish-deputeti i PD tregon 4 zgjidhje për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë: Merrni shembullin e Kosovës

Florian Mima

Ish-deputeti i PD-së, Florjon Mima sugjeron 4 zgjidhje që qeveria të mund t’i vërë në zbatim për të ndihmuar qytetarët në këtë kohë krize të COVID-19.

Përmes një reagimi në Facebook Mima sjell si model për t’u marrë shembull Kosovën, e cila ka marrë një sërë masash për qytetarët dhe bizneset.

Ai gjithashtu ka cilësuar paketën ekonomike të miratuar nga qeveria, anemike dhe tërësisht të pamjaftueshme.

Reagimi i Mimës:
Shikoni paketën e ndihmës së Kosovës për qytetarët e bizneset. Masa dinjitoze, njerëzore dhe me plot sakrifica, që gjysma e kombit bën për njerëzit dhe ekonominë e vet. Me një buxhet sa gjysma e këtij tonit heq mënjanë trefishin e shumës sonë.
Qeveria shqiptare nga ana tjeter, ka miratuar një paketë anemike dhe tërësisht të pamjaftueshme.

Koha thërret për zgjidhje madhore, pasi bëhet fjalë për ekzistencën e ekonomisë sonë e të jetës së bashkëqytetarëve tanë të cilët mund t’i shpetojnë virusit por mund të ngelen në kthetrat e urisë, kequshqyerjes, mungesës së të ardhurave por edhe të mungesës së mallrave e shërbimeve jetike në treg.
Cfarë duhet bërë?
1. Dil mbi veten dhe anullo PPP-të e panevojshme që ke miratuar. Pranoje që më mirë të anulohen ato sesa të pllakoset skamja në vend. Ekonomia e vendit dhe jetët e shqiptarëve kanë më shumë rëndësi se disa kontrata abuzive pa asnjë vlerë për njerëzit, dhe që kanë përpire pjesën e luanit nga buxheti.
2. Dëgjo zërin e sipërmarrjes. Janë ata motorrët që po fiken, por janë ata që e kanë mbushur në 30 vjet arkën e përbashkët, dhe sot kur kanë nevojë, kanë të drejtën absolute të marrin nga arka e përbashkët. Nuk mundet thjesht t’u thuash ‘merrni kredi’. Kredia është një peshkaqen që po ua nguli dhembet do t’ua shqyejë mishin me llokma.
3. Jepu çekun për cdo punëtor që rri në shtëpi. Çekun për mbijetesë, jo për fitimet e kompanive. Sepse po u ngjall sipërmarrja, me shumë do të kontribuojë nesër në arkën e përbashkët.
4. Lëre fshatin të punojë e të prodhojë, se nga prodhimet e tyre do të ushqehet populli nesër. Edhe fermerëve jepu një cek në dorë që të përballojnë pandeminë si pjesëtare dinjitoze të një familje të madhe.
Kemi rastin, një herë të vetme të sillemi si shqiptarë të mirë e solidare. Opozita e ka bërë pjesën e saj, me aq sa ka mundur. Tani është radha e qeverisë. Që të mos shkoni më në zyre duke i bërë vetes pyetjen:”Cfarë do t’u themi sot shqiptarëve, si do t’ua themi?”, por t’i bëni vetes pyetjen “Cfarë do të bej sot për të shpëtuar ekonominë nga vdekja dhe shqiptarët nga mjerimi e uria?"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dangellia: 02/04/2020 13:31

    Pfffff ini ber te neveriteshem vetem neveri sillni kur dilni ne keto takimet me gazetaret ju lutemi mos dilni me ini te mbaruar tashme posht e me posht po beni cdo dit !?

    Përgjigju
  • Hinglateri: 02/04/2020 00:02

    Ja dhe bufi pulave o sa shume jane shtuar keta bufat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë