Ish-deputeti i PD-së: I lënduar nga mosmirënjohja e Bashës! Më përzuri nga partia, por sot jam krenar

Ish-deputeti i PD-së: I lënduar nga mosmirënjohja e Bashës! Më përzuri nga partia, por sot jam krenar

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu përgjimet e treta të publikuara nga "Bild", treguan se si dibranët qëndruan të fortë përpara presionit për shitjen e votës.

Ai ka akuzuar qeverinë aktuale se është e lidhur pas krimit, por më shumë se një reagim kundër kryeministrit Edi Rama apo deputetëve socialist, në fokus të tij është kryedemokrati Lulzim Basha. Shehu e quan Bashën mosmirënjohës, i cili sipas tij, e përzuri nga partia duke e shumëzuar nga zero çdo kontribut që ai ka dhënë për demokratët.

"I lënduar nga mosmirënjohja e kryedemokratit, por krenar, që nuk ka zhgënjyer dibranët", e mbyll statusin e tij Shehu.

Reagimi i plotë
Falënderimi i Dytë dhe i Merituar për Bashkëqytetarët e mi Dibranë,
Të dashur Dibranë,
Tashmë u provua me zë dhe figurë se ju nuk u gjunjëzuat para parasë, drogës dhe dhunës shtetërore. Ndonëse ne e dinim, tani e ri-dëgjuan në gjuhën shqipe dhe mbarë bota e lexoi në gjuhën gjermane dhe angleze se vota juaj u përdhos nga i pari i vendit dhe ushtria e tij me deputetë, shefa të degraduar policie, drejtues të korruptuar të administratës publike qendrore dhe vendore dhe kriminelë ordinerë. Dhe këta të pacipë guxojnë dhe thonë përsëri që vulgariteti, perversiteti dhe kërcënimet e bëra në bisedat e tyre telefonike janë biseda normale mes shokësh dhe militantësh. 
Duke ju falënderuar edhe njëherë për mbështetjen tuaj dua që ta dini se unë nuk e kisha kërkuar dhe pranuar këtë kandidim, mbasi e konsideroja një kthim mbrapa në karrierën time profesionale dhe politike. Z. Basha e bëri këtë kandidim fakt të kryer duke e njoftuar në media akoma pa marrë miratimin tim dhe të grupit që kishte mbledhur për të vendosur për kandidaturën në Dibër. Por, unë e mora përsipër për hir të detyrimit ndaj jush që më nxorrët në balotazh kundër bandave të armatosura të PS-së në 1997, më votuat si asnjëherë në 2009 dhe më nxorrët fitues edhe në 2013 kur PD humbi në zonat e tjera të qarkut Dibër dhe të Shqipërisë. 
Bashkë bëmë më të mirën edhe në 2016. Dhe sot ndjehem krenar për ju por i lënduar nga mosmirënjohja e z. Basha. Që nga data 12 Shtator 2016 kur u përshëndeta me të në hollin e hotelit në Peshkopi unë nuk kam mundur që ta takoj asnjëherë personalisht. Madje nuk kam marrë prej tij asnjë telefonatë apo mezazh mirënjohje, falënderimi ose keqardhje. Në vend të tyre, kur i erdhi në dorë, më përzuri politikisht nga PD duke më hequr nga pozicionet që kisha si Anëtar Kryesie dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Megjithatë unë do të vazhdoj të mbaj teserën e PD-së sepse marrëdhënia ime është ndërtuar me ju dhe jo me Kryetarin e radhës. Unë do të vazhdoj të jem pranë jush dhe të luftoj bashkë me ju që nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve të mos shiten dhe blihen dhe në Shqipëri të bëhen zgjedhje dhe jo ndërrime prapanicash në karrigen Kryeministrore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albatros: 21/06/2019 13:27

    O rexhep(emrin ta fillova me germe te vogel sepse aq vlen komenti), koment i ulet

    Përgjigju
  • REXHEP KASEM LEKA [ KEPI ]: 20/06/2019 18:32

    O sherefedin nastradini të erdhi goja o sherefedin karalloja. Po hik o sherefedin ty dhe lyli ta nguli o sherefedin nastradini . Bon mir të vazhdosh gozhdën ta mbash si nastradini dhe tesra jote e partis mund sumën ta fshish.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion