Ish-deputeti i PD-së kundër Bashës: Ai nuk po mban shtëpinë e tij, jo të rregullojë Shqipërinë

Ish-deputeti i PD-së kundër Bashës: Ai nuk po mban shtëpinë e tij, jo të rregullojë Shqipërinë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte pak ditë më parë në Dibër ku ftoi qytetarët që ti bashkohen protestës së 16 marsit për të rrëzuar Ramën për shumë arsye, mes tyre, sipas tij edhe për vjedhjen e votave në zgjedhjet lokale në këtë bashki në 2016. Kandidati i PD-së në garën që opozita humbi në zgjedhjet lokale në Dibër para tre viteve ishte Sherefedin Shehu, ish-deputet i PD-së, që tashmë duket se është harruar nga lidershipi i djathtë.

Por, kauza e Bashës duket se e ka detyruar që të bëjë një reagim. Ai u kërkon qytetarëve, që 'duhej ta kishit pyetur Bashën se ku e ka protagonistin e tij që kjo dosje e viktimizoi dhe PD-së i legjitimoi çadrën'. Një gjë e tillë, thotë Shehu do e ndihmonte PD-në për të gjetur rrugën e fitores, pasi 'Nëse shqiptarët shikojnë se kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij nuk mund të besojnë se ai do të rregullojë Shqipërinë'.

Postimi i plotë i Sherefedin Shehut
Të Dashur Dibranë,
U gëzova shumë që ju pashë të shtuar dhe me entusiazëm në mbështetje të PD-së. Por, meqenëse Basha foli më shumë për dosjen 184, duhej ta kishit pyetur se ku e ka protagonistin e tij që kjo dosje e viktimizoi dhe PD-së i legjitimoi çadrën. Dhe këtë nuk po jua kërkoj që unë të fitoj pikë por kjo pyetje e ndihmon PD-në për të gjetur rrugën e fitores. Nëse shqiptarët shikojnë se kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij nuk mund të besojnë se ai do të rregullojë Shqipërinë. Nëse standartet e mira që i përmend çdo ditë nuk i zbaton për vete, nuk besoj se mund t’u mbushësh mendjen të tjerëve se do ti zbatosh për Shqipërinë. Dosja 184 dhe shumë dosje të tjera tregojnë se kjo nuk është Qeveria që shqiptarët duan, por askush nuk mund të pranojë Republikë të Re me mendje të vjetër. Sepse kjo bëri që të hysh në çadër dhe të mos dish si të dalësh prej andej dhe tani që i dogje mandatet kam frikë se flaka e tyre do të fiket shpejt. Zoti e ndihmoftë PD-në dhe Shqipërinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase