VIDEO/ Ish-deputeti i PD-së përplaset me aktivisten e Foltores: E arrestoi Berisha në 2011, vuan nga 'Sindromi i Stokholmit'! Kalaja: S'i lëpihem Ramës e Alibeajt si ti

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj akuzoi anëtaren e Këshillin Kombëtar të PD, Adriana Kalaja si të dënuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Në një intervistë me Report TV,  në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj deklaroi se ndryshe nga ai që u fut në burg nga qeveria socialiste që drejtohej aso kohe nga Ilir Meta, Kalaja është futur në burg nga Berisha.

“Unë vetë rrjedh nga një familje e persekutuar politike, të persekutuar rëndë edhe nga nëna dhe nga babai, edhe vetë i persekutuar, sepse i futur në burg nga qeveria e zotit Ilir Meta. Pra mua më kanë futur në burg socialistët, ndryshimi me zonjën Kalaja, kurse zonjën Kalaja e ka futur në burg Berisha. Sali Berisha në vitin 2011, në Krujë, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Më vjen shumë keq që zonja Kalaja vuan nga “Sindromi i Stokolmit”, i shërben zotit Berisha. Kjo është e vërteta”, tha Haklaj, ish deputet i PD në Tropojë.

Mirëpo, kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Kalasë që e ka quajtur mashtrim dhe e ka sqaruar të vërtetën e saj.

“Ke sindromën e inferioritetit, burrat që gënjejnë janë të neveritshëm. Ai është një vendim i shkallës së parë, s’ka lidhje me shpërdorimin e detyrës. Ke probleme me intelektin, jam dënuar gjoja për falsifikim dokumentesh, Apeli më ka shpallur të pafajshëm. Të lutem mos më ndërpre, ose ndo ngrihem dhe do iki. Ke dalë nga sistemi, nuk i lëpihem Ramës dhe Alibeajt si puna jote. Ke dashur të shkosh te LSI”, tha Kalaja.

 

 

VIDEO- Debati i plotë

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vrases: 22/10/2022 09:08

    Ky ish-i, Hale, eshte Vrases, i denuar me vendim tplotfuqishem, dhe ordiner… ! Ky eshte tregues per polikanet shqiptar! Turp!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb