Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar një mesazh, pas videos së publikuar nga kryeministri Rama.

Ai gjithashtu ka rikujtuar shkeljen e privatësisë në celular, nisur nga mesazhi këshillues zanor I Ramës kur bëjmë telefonatë.

Sipas tij qeveria dhe strukturat e saj kane deshtuar krejtesisht në dy fazat e para dhe shumë të rëndësishme: parandalimin e prekjes nga virusi dhe gjurmimin e izolimin e rasteve te prekura, dy faza keto tejet vendimtare per te ulur në minimum dhe per ta eleminuar në kohë.

Postimi I plotë:

KORONAVIRUSI, JA SI DUHET RIKUPERUAR DESHTIMI NE DY FAZAT E PARA

Pasi iu shpif njerezve edhe nëpër celularë, pa u respektuar privatesinë, kryeministri u shfaq i vetëizoluar në bunkerin e Surrelit.

Lajm i mirë, se mbase do ketë kohë të lexojë për të kuptuar se ka dështuar në menaxhimin fillestar të kësaj situate, por e ka një shans të reagojë si duhet, për të rikuperuar gabimet trashanike të bëra deri tani.
Qeveria dhe strukturat e saj kanë dështuar krejtesisht në DY FAZAT E PARA dhe shumë të rëndësishme: parandalimin e prekjes nga virusi dhe gjurmimin e izolimin e rasteve të prekura, dy faza këto tejet vendimtare për të ulur në minimum dhe për ta shtrirë në kohë, paraqitjen e rasteve më të rënda dhe atyre me komplikacione, të cilat do kenë nevojë për shtrim në spital apo terapi intensive dhe reanimacion. Kjo situatë do rrezikojë ta beje të pamundur perballimin e trajtimit sipas protokollit, të pacientëve në gjendje të rëndë, në rast shtimi të fluksit të këtyre pacienteve, pikërisht nga mungesa e theksuar e kapaciteteve logjistike dhe njerëzore, duke bërë që të dështonte edhe FAZA E TRETE.
Pikerisht për të evituar këtë situatë, ishte jashtezakonisht e rëndësishme menaxhimi në mënyrën e duhur i dy fazave të para, ato që kryeministri me papergjegjshmëri nuk i konsideronte të rëndesishme dhe që e kaloi lehtë duke thënë: "virusi do shperndahet kudo dhe ne nuk e ndalojmë dot".
TANI duhet të merren masa urgjente për të rritur kapacitetet trajtuese, duke SIGURUAR HAPESIRAT, LOGJISTIKEN, PAISJET DHE PERSONELIN E MJAFTUESHEM PER TERAPI INTENSIVE DHE REANIMACION. Njëkohësisht është e domosdoshme të sigurohen KUSHTET E NEVOJSHME MBROJTESE PER PERSONELIN MJEKESOR të urgjencës, por edhe të të gjithë sistemit shëndetësor parësor në të gjithë Shqiperinë, i cili po perballet në vijë të parë me këtë virus.
Pra, SOT është e rëndësishme të lihet mënjanë deliri e propaganda, e ti paraprijmë situatave që do krijohen dhe jo të mjaftohemi me regjistrimin e pasojave. Duhej ta kishim bërë me kohë në fakt po të kishim shtet por ne kemi klloun ekranesh.