TIRANË- Nga shtëpia, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë shoferët që të mos shkelin shtet rrethimin, pasi në të kundërtën do t'u hiqet  patenta dhe nuk do të lejohen që të rinisin kursin për disa vite. Një paralajmëruar ka shkuar edhe për dyqanet ushqimore dhe farmacitë, për të mos rritur çmimet e produkteve pasi do t'u hiqet licenca.

"Më vjen mirë që shumica juaj e keni mirëpritur këtë shtet rrethim. Më vjen mirë që deri vlonjatët nuk janë bindur dhe nuk e kanë shkelur rregullin. Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot sa do zgjas. Më shani dhe mallkoni mua sa të doni, por masat do të përshkallëzohet bashkë me shtrëngohen. Kush thyen emergjencës mund të humbasë patentë apo të ndalohet që futet në shkollë. Kush rrit çmimet apo barnat, mund ta humbasin licensën. Ka një sërë masash të reja, për ata që në vijim kujtoj se mund të shkelin rregullat. le t'i gëzohemi manifestimit fantastik të solidaritetit, të veçuar nga njëri-tjetri si kurrë më parë dhe bashkë si kurrë", tha Rama.

Rama ka ripërsëritur, ashtu si në çdo dalje publike të tij, këshillën për të ndjekur me rigorozitet të gjitha rregullat, për të parandaluar një bilanc më të rënduar. 'Lufta", siç kreu i qeverisë e quan, është me vetveten, zakonet normale të jetës, prej të cilave duhet të heqim dorë, për të mirën e të afërmve tanë.

"Nëse nuk duam të bëhemi bashkëfajtor në lëndimin apo humbjen e të afërmve tanë, të luftojmë zakonet e jetës normale. Duke u armatosur deri në dhëmb me durim, duke gjendur mundësinë për të qëndruar në shtëpi pranë familjes. Sot numri i të prekurve ka ardhur në 33, dhe duhet të dimë që do të vazhdojë të prekur. Kurbën nuk kemi në dorë ta ndalim, por vetëm ta ngadalësojmë. Nga brenda shëtisë, jashtë në ballkon. Por edhe shoferët dhe truprojat nuk mund të dalin nga shtëpitë  tyre nëse asnjë urgjencë e jashtëzakonshme të punojë me ta. Unë jam mësuar që të punojë edhe online dhe përveç punës nuk me duket keq që të kalojë kohë me Zahon, që kur ka lindur se kemi pasur këtë mundësi", tha Rama.

Ditën e sotme pati një ndërgjegjësim shumë të madh nga qytetarët, ndonëse pati edhe "të pabindur" që thyen rregullin e qeverisë për shtetrrethim. Për pasojë, 509 shoferë u ndëshkuan, Tirana mbante vendin e parë, për t'u ndjekur nga Durrësi, Lezha, Fieri, Vlora, dhe Elbasani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Kreu i bashkisë, Safet Gjici mesazh kuksianëve: Dhe unë qëndrojë në shtëpi njësoj si ju

Rregulli i vetizolimit dhe qëndrimit në shtëpi nuk është vetëm për qytetarët e thjeshtë por dhe politikanë e kryebashkiakë, ku pas thirrjes së Ramës nga shtëpia e tij në Surrel për të qëndruar brenda, edhe kryetari i Bashkisë së Kukësit u ka bërë të njëjtën thirrje të gjithë qytetarëve kuksianë të zbatojnë masat e kufizimit të lëvizjes dhe të higjienës personale.

Përmes një videomesazhi nga shtëpia e tij në fshatin Bushtricë të Kukësit, Safet Gjici thotë se duhet të kuptojmë që kjo nuk është një lojë, por "luftë" me Covid19, të cilën mund ta fitojmë vetëm duke qëndruar në shtëpi.

‘Të dashur qytetarë të Kukësit! DUHET të kuptojmë që kjo nuk është një lojë, por "luftë" me Covid19, të cilën mund ta fitojmë vetëm duke qëndruar në shtëpi.

JU LUTEM shmangni çdo lloj dalje të panevojshme në kafene, tregje, sheshe, rrugë.

ËSHTË ndaluar lëvizja e mjeteve të transportit publik autobus, furgon dhe mjete të tjera private  në destinacionet nder-qytetase dhe me Njësitë Administrative te Bashkisë Kukës.

Policia e Shtetit ka marrë detyrë për ndalimin e lëvizjes së këtyre mjeteve . Lejohen vetëm mjetet e transportit mallrave, farnacuetike dhe autoambulancat e personel mjekësor’ thuhet nder te tjera ne videomesazhin e kryebashkiakut Gjici.