Në terapi intensive që prej 27 gushtit, ndërron jetë në Turqi prej COVID komentatori sportiv Kosta Grillo

Në terapi intensive që prej 27 gushtit, ndërron jetë në Turqi prej COVID komentatori sportiv Kosta Grillo

Kostandin Grillo

TIRANË- Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Kostandin Grillo ka ndërruar jetën ditën e sotme pas një beteje të gjatë me COVID, betejë nga e cila nuk mundi dot të triumfojë. Gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe pavarësisht se shkoi në Turqi për kurim më të specializuar, fatkeqësisht ai nuk mbijetoi. Ai udhëtoi drejt Turqisë në datën 12 gusht, e ndërsa që prej 27 gushtit ndodhej në terapi intesive, në gjendje të rëndë.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Baku, i cili shkruan se “Vëllai ynë nuk ia doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.

Kosta Grillo përveçse komentator dhe gazetar prej vitesh ishte edhe menaxher futbollistësh. Grillo nuk ishte infektuar më parë me COVID dhe ka qenë i shtruar në një spital privat në Tiranë ku ka ndenjur disa ditë, por me rëndimin e gjendjes u dërguar në Turqi ku dhe humbi jetë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Humbi jetën nga COVID-19, Veliaj: Zëri i Kosta Grillos në komentin e ndeshjeve të futbollit do i mungojë të gjithë tifozëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka shprehur ngushëllime familjes për ikjen nga jeta të Kosta Grillos.

Veliaj përmes rrjetit të tij social Instagram, shkruan se zëri i tij në komentin e ndeshjes do i mungojë të gjithë tifozëve, e sidomos gjatë fitoreve të Kombëtares tonë. Ai shtoi se ikja e tij është trishtim për të gjithë gazetarinë shqiptare.

Ora 11:02
Ndarja nga jeta e komentatorit Kosta Grillo, Basha: Lajm i trishtë për të gjithë sportdashësit

Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen për humbjen e të afërmit të tyre, Kosta Grillo që humbi betejën me COVID.

"Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe", shkruan Basha.

Postimi i kryedemokratit Lulzim Basha 
Ora 10:48
COVID-i i merr jetën Kosta Grillos, Rama: Lamtumirë shoku i fëmijërisë, zë i dashur i sfidave futbollistike

Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh të ndjerë për mikun e tij, Kosta Grillo, që sot u nda nga jeta si pasojë e COVID.

"Lamtumirë Kosta!  Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive... humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar", shkruan Rama. 

B.K./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gvfcd: 05/10/2021 11:41

    ne koke te atij qe e hoqi nga puna pse bente tifozllek per ekipin x te futbollit

    Përgjigju
  • Rexhep Vërra Bule Leka [ kepi ]: 05/10/2021 09:26

    I përjetshëm qoft kujtim jot o Kosta Grillo do të kujtoi me mall dhe respekt un shoku jot i ngusht Profesor Doktor Rexhep Vërra Bule leka.

    Përgjigju
  • Hasani: 05/10/2021 08:36

    Ngushullimet me te sinqerta per kete ikone te mikrofonit dhe ekranit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)