Agron Kapllanaj në Report Tv: Berisha zgjedhje ilegale në degët e partisë! PD me të pa të ardhme edhe nëse s’do ishte 'non grata'

Agron Kapllanaj, i cili u komandua nga Lulzim Basha në krye të PD në degën Fier por që tani nuk konsiderohet i tillë nga Sali Berisha, tha në Report Tv se “Rithemelimi” po bën një proces zgjedhjesh të fshehta dhe ilegal, duke mos njoftuar demokratët të marrin pjesë.

Sipas tij “Rithemelimi” që pretendon se ka drejtimin e PD, duhet të kishin anuluar procesin e njëanshëm të zgjedhjeve dhe t’i bënin thirrje demokratëve të merrnin pjesë pa përjashtim.

“As nuk jam pyetur, as nuk kam pretendime, as nuk jam ftuar të bëhem pjesë e procesit. Në Mallakastër u zhvilluan zgjedhjet dhe unë lajmin e kam marrë nga portalet. PD në Mallakastër nuk ka hapur zgjedhje, u çudita! Kanë bërë një proces të fshehtë dhe ilegal që mos ta merrnin vesh demokratët. Kanë zgjedhur kryetarin e foltores dhe kaq. Emrat që u zgjodhën janë anëtarë të PD, që të dy. Rithemelimi që pretendon që zyrtarisht kanë PD, duhet të kishin bërë një lëvizje reale, që t’i bënte demokratët të bashkoheshin. Të ndërprisni procesin e njëanshme, por t’i bën thirrje të gjithë demokratëve pa përjashtime. Me këtë veprim do të tregoni që duan ti bashkojnë demokratët.”, tha ai.

Kapllanaj i ftuar në ‘Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj tha se PD me Berishën nuk do të kishte të ardhme edhe nëse ai nuk do të ishte shpallur non grata. Sipas tij Berisha dhe Basha e kanë mbyllur ciklin e tyre.

“PD me Beirshën nuk do të kishte të ardhme edhe nëse nuk do të ishte non grata. E ka mbyllur ciklin e tij në PD.  Duhet ta kishte lënë të qetë. Nëse do ta donte PD, nuk duhet të kishte garuar as për deputet dhe të rrinte larg ndikimit. Berisha e ka dëmtuar partinë edhe procesin e zgjedhjeve brenda saj.  Edhe Basha e ka mbyllur ciklin e tij si kryetar i PD.”, u shpreh ai.

Lidhur me lajmin më të fundit për shpallen “non grata” të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit, ai tha se vendimet e DASH nuk duhet të komentohet, por vetëm të zbatohen.

“Vendimi i DASH nuk komentohet, zbatohet! Kanë provat e duhura, e dinë ata çfarë bëjnë. Nuk duhet të kenë vend nëpër institucione.  6 non grata në Shqipëri, kjo vërteton edhe perceptimin e qytetarëve që korrupsioni e ka mbytur këtë vend.”, u shpreh ai.

Agron Kapllanaj ishte kryetar i Komanduar i Komanduar i PD në degën Fier në kohën kur partia drejtohej nga Lulzim Basha. Ditën e djeshme “Rithemelimi” ka zhvilluar zgjedhjet në Fier për kreun e ri të degës, ku Kapllanaj nuk mori pjesë. Kryetari i ri është zgjedhur, megjithëse Kapllanaj është shprehur kundër procesit.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve