Ish-kryeministri Gruevski në kërkim, truprojat: Ja kur e pamë për herë të fundit

Ish-kryeministri Gruevski në kërkim, truprojat: Ja kur e pamë për herë të fundit

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski

MAQEDONI- Ndërkohë që Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka lëshuar urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikola Gruevski, dëshminë e tyre për të e kanë dhënë edhe truprojat e tij.

Sipas mediave vendase, ata shprehen se e kanë parë Gruevskin për herë të fundit mbrëmjen e të enjtes së 8 nëntorit.

E lamë në shtëpi. Në momentin që ai do të dalë jashtë, na telefonon dhe ne vijmë dhe bëjmë detyrën tonë. Të premten, ai nuk na telefonoi fare, por kjo për ne nuk ishte ndonjë çudi pasi ai nuk dilte çdo ditë. Dhe që nga ajo ditë nuk e kemi parë më.

Truprojat e Gruevskit

Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona