Ish-kryeministri malajzian po përballet me një lumë akuzash, pastrim parash dhe shpërdorim pushteti

Ish-kryeministri malajzian po përballet me një lumë akuzash, pastrim parash dhe shpërdorim pushteti

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, po përballet me 21 akuza të reja për pastrim parash. Ky është një rast i lidhur me një skandal korrupsioni prej shumë milionë dollarësh. Ai u akuzua në gjykatë këtë të enjte në lidhje me transferimin e supozuar të 556 milionë dollarëve nga fondi shtetëror 1MDB në llogarinë e tij personale bankare.

Razak u akuzua gjithashtu edhe me katër akuza për abuzim të pushtetit dhe ish-kryeministri u deklarua jo fajtor për të gjitha 25 akuzat, raporton BBC.  Akuzat e fundit vijnë në krye të tre akuzave të tjera për pastrim parash të ngritura kundër tij në gusht. Najib, anëtarët e familjes së tij dhe disa aleatë janë akuzuar për shpërdorimin e shumave të mëdha që thuhet se përdoren për të blerë gjithçka nga veprat e artit në pasuri të patundshme anembanë globit.

Akuzat luajtën një rol të madh që ai të humbiste zgjedhjet që u fituan nga ish-këshilltari i tij dhe ish-kryeministri, Mahathir Mohamad, 93 vjeç. 1MDB, e ngritur nga Najib në 2009, synonte ta kthente kryeqytetin Kuala Lumpur në një qendër financiare për të rritur ekonominë nëpërmjet investimeve strategjike.

Në vend të kësaj, ajo filloi të tërheqë vëmendjen negative në fillim të vitit 2015 pasi nuk pagoi 11 miliardë dollarë që i detyrohej bankave dhe zotëruesve të obligacioneve. Më vonë Wall Street Journal raportoi se kishte parë një gjurmë letre që sipas tyre gjurmonte rreth 700 milionë dollarë nga fondi për llogaritë personale të Najib. Ndërsa miliarda dollarë ende nuk janë gjetur nga autoritetet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja