Ish-ministri i Mbrojtjes: Celularët u shpërthyen përmes një kodi

Ish-ministri i Mbrojtjes: Celularët u shpërthyen përmes një kodi

Ish-ministri libanez i Mbrojtjes Yacoub Sarraf tha se ai nuk beson se shpërthimet e njëkohësishme në disa zona të Libanit - të minicelarëve që secili prej anëtarëve kishte me vete, ishte një "sulm kibernetik".

Sipas asaj që është raportuar nga gazeta franceze "L'Orient le jour", Sarraf pretendon se kjo lloj pajisjeje ka një kod të caktuar nga prodhuesi, për të "siguruar që ajo të mund të shpërthehet bazuar në informacionin e quajtur "Dera e pasme", i cili i lejon prodhuesit të aksesojë pajisjen dhe të japë udhëzime se si ta shpërthejë atë.

Ish-ministri doli në përfundimin se “armiku (Izraeli) e mori këtë kod dhe e përdori për të kryer këtë krim të tmerrshëm”.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Liban, shpërthejnë njëkohësisht mijëra celularë të grupit Hezbollah, 8 të vdekur, 2800 të plagosur! Ishin të mbushur me eksploziv! Beiruti akuzon Izraelin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Trupa të shtuara të KFOR-it mbi urën e Ibrit

Kosovë/ Trupa të shtuara të KFOR-it mbi urën e Ibrit