Prej rreth një viti, ish polici Santjago Malko i cili mbeti i vrarë më 27 Gusht, edhe pse nga policia po hetohej për disa ngjarje kriminale, kishte mundur të emërohej si Inspektor Pyjesh në zonën e Dajtit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se paralelisht me hetimet që po kryen për të identifikuar atentatorët, një tjetër hetim i është shtuar edhe kësaj dosje. Hetimet po vijojnë për të parë edhe mënyrën se si Malko kishte mundur të punonte në administratë shtetërore.
Nga verifikimet ka rezultuar se që prej Janarit të ketij viti, ai nuk ishte paraqitur në punë, e ndërsa pagesat kryheshin normalisht në llogarinë e tij bankare. Nisur nga këto të dhëna, thanë burimet, po hetohet e gjithë praktika e ndjekur se si Malko ka mundur të punësohet në këtë institucion, pasi në administratën shtetërorë dëshmia e penalitetit është kriteri kryesorë dhe duhet të jetë e pastër ose që personi të jetë i rehabilituar.
Tre vite më parë, Santjago Malko u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi u përfshi në një konflikt me dy vëllezërit Lashi, e në atë kohë hetimet zbuluan se shkak ishte një borxh prej tyre për shkak të basteve sportive.
26 vjeçari Santjago Malko u qëllua me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij BMW. Ndonëse policia nuk ka identifikuar ende atentatorët, grupi hetimor është duke hetuar dy të dyshuar me iniciale D.A dhe L.D, e ndërsa vijojnë të jenë në pritje të përgjigjeve nga laboratori shkencor për armët dhe sendet e tjera të gjetura në makinën e djegur e që u përdor nga autorët, si dhe të dhënat nga tabulatet telefonike të celularit të viktimës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.4%
Vota total: 1519
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 28 vite burg Selmanin dhe 7 vite Gacajn! Rrëzohet akt-ekspertiza private e vëllezërve Duka
3 Maj 2023, 11:51
-
Arrestimi i kreut të 'Klanit Duka' në Bruksel, Leonard Duka u kap me armë zjarri dhe një sasi parash në banesë! Policia shqiptare e zbuloi ku fshihej, njoftoi atë të Belgjikës
17 Shkurt 2023, 10:12
-
Arrestohet në Belgjikë kreu i 'Klanit Duka', Leonard Duka, armik i 'betuar' i Ervis Martinajt! Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko
14 Shkurt 2023, 10:56
-
Vrasja e ish policit Santiago Malko, transmetohen në GJKKO pamje që tregojnë se Ilir Selmani dhe Elvis Gacaj kanë lëvizur në zonë
27 Janar 2023, 13:31
-
Vrasja e Santiago Malkos, shfaqen në gjykatë videot! U qëllua me breshëri nga brenda makinës, autorët e priten te dera e lavazhit! Nëna e tij shpërthen në lot gjatë seancës
27 Janar 2023, 13:26
-
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO nis gjykimin për 'Klanin Duka', të 6 të pandehurit në arrati (EMRAT)
17 Janar 2023, 14:56
-
Vrasja e Santiago Malkos, debate të ashpra në Gjykatën e Posaçme, nëna e viktimës shpërthen në ulërima ndaj të dënuarit: Maskara, më vrave djalin
28 Tetor 2022, 16:29
-
Sot denoncohet i zhdukur, por më parë një plan për ekzekutimin e tij dështoi! Saga e vrasjeve s'ka fund, si rivalët po ia eliminojnë miqtë Ervis Martinajt
11 Gusht 2022, 10:58
-
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO 'vulos' dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën
14 Qershor 2022, 09:22
-
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta
26 Janar 2022, 13:42
-
SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, i akuzuar si vrasës i ish-policit Santiago Malko, shtyhet seanca e sotme! Mungon avokati mbrojtës
6 Dhjetor 2021, 14:39
-
Vrasja e Santiago Malkos/ Shtyhet seanca, avokatët e të pandehurve s'u paraqitën në Gjykatë
30 Korrik 2021, 15:19
Sa kohe do ju duhet shqiptareve te kuptojne qe ky vend nuk behet kurre?cfare duhet te ndodhe me teper qe te besohet se ne shqiperi nuk ka shtet?
Përgjigjue kuptoni sa te tille mund te kete ne sistem, dhe pastaj njerzit qe na duhen ikin ne Gjermani !! se normale, ne vend qe te paguhen mire profesionestet, doktoret, inhxinjeret por mbahen keta kriminelet, partiaket, hajdutat me rroga....
PërgjigjuKy po që është zbulim. Shkoni shikoni sa vetë marin rrogën pa shkuar asnjë sekond në punë te ujësjellsi kavajë. Më rezulton që ka edhe emigrantë qe kur vijn në gusht marin dhe rrogën e gjith vitit (i duhet për të bërë pushimet). Mos boni sikur eshte gjë e re.
Përgjigju