Ish-pronari i televizionit tentohet të mbytet nga gruaja me jastëk, shkak kontrata martesore, Adelina Tahiri: Dajo jemi me ty! (FOTO)

Ish-pronari i televizionit tentohet të mbytet nga gruaja me jastëk, shkak kontrata martesore, Adelina Tahiri: Dajo jemi me ty! (FOTO)

Ish-pronari i televizionit TV ERA, Abdulla Mehmetaj

MAQEDONI- Ish-pronari i televizionit TV ERA, Abdulla Mehmetaj është tentuar të vritet nga bashkëshortja e tij, fillimisht me jastëk e më pas me çekan.

Ngjarja ka ndodhur që me datën 3 janar, por është bërë publik nga këngëtarja Adelina Tahiri, e cila e ka dajë personin që është lënduar.

Sipas Mehmetajt, arsyeja ishte pasuria e tij, edhe kushti i nënshkruar në kontratën martesore, ku nënvizohej se gruaja do të kujdesej  për të deri sa të jetë gjallë.

Gruaja e cila u përpoq ta vriste është Arlinda Mehmetaj, pedagoge në universitetin e AAB-së në Prishtinë.

Sipas medias kosovare, pas një mbrëmjeje të qetë, ata shtrihen që të flejnë, por në orën 02:40 viktimës ia nxjerr gjumin jastëku në fytyrë dhe më pas ai vë re se ishte lidhur gjatë natës me litar këmbëve dhe duarve.

 Ai kishte arritur të çlirohej nga litarët dhe kishdte zbritur në katin e parë të shtëpisë, por Arlinda ishte fshehur në një pjesë të errët dhe më pas e goditi me çekan në kokë disa herë ku edhe i kishte shkaktuar të çara në kokë.

Këngëtarja i ka uruar shërim të shpejtë dajës së saj përmes një postimi në profilin në Instagram.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar