Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ka mik ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili po përballet me drejtësinë në SHBA për hetimet për lidhje me rusët. I pyetur nga qytetarët gjatë një komunikimi online, kreu i qeverisë tha se çështja me drejtësinë është një çështje që i përket atij në SHBA, ndërsa bëri thirrje që të pritet vendimi i drejtësisë në lidhje me hetimet.
‘Nuk ka asnjë faj, cilët rus të mitë? Shefi kundër terrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA është çështja e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA, nuk bëhet drejtësia kështu. Pres shumë më tepër se kaq, i pres të gjitha. Është e tmerrshme për këtë popull për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare është e tmerrshme. Nuk kam ca të them më shumë se kaq, bëhet fjalë për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptarë. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm.’- u shpreh Rama.
Ish-agjenti i nivelit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ishte i përfshirë në hetimin për kontaktet e fushatës së Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.
Një dokumenti i siguruar nga Insider–i zbuloi se hetuesit po shqyrtonin marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus i cili ishte në qendër të akuzave për bashkëpunimin e Rusisë me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.
Lajmi kryesor:
Financim rus në PD, Rama: PS denoncoi e para, shumë qeshën atëherë! Drejtësia t'i kishte dhënë përgjigje me kohë! Berisha 'vuri gjoksin' e mbrojti Bashën
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Endri Tafani: Takimi i Berishës me 'të rinjtë', PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik!
28 Nëntor, 18:16
-
Lirimi i Berishës, Romeo Kara: Vendim i frymëzuar nga pazari politik! Ish- shoferi i tij gjyqtar i dha vulën e PD, kërcënoi trupën e prokurorëve! Kuçana: Kemi bërë gabime, në 2013 ikëm nga pushteti
28 Nëntor, 17:59
-
Lirimi i Berishës gëzon opozitën, mazhorancën dhe drejtësinë
28 Nëntor, 17:52
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor, 17:00
-
Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët
28 Nëntor, 15:43
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor, 15:00
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21