Ish-Spikerja Angjelina Xhara: Na njoftonin të kishim kujdes kur po na shihnin njerëzit e pushtetit

Që në moshën 14 vjeçare aktivizohet në emisionet e fëmijëve në Radio Tirana, ku vlerësohet për zërin dhe intonacionin e saj te veçantë!

Tre vite më pas sërish në një moshë fare të re I besohen edicionet e lajmeve ne RTSH, një transmetim direkt krah spikerëve më të njohur te kohës, Vera Zheji e Haki Bejleri.

Angjelina Xhara Papalilo eshtë një nga spikeret e para në Radio Televizioni shqiptar, e cila sot në “Esencë” kujtojë vitet e para të punës ku ishte një vajzë e vogël me përgjegjësi të madhe.

Angjelina rrëfen vitet e punës në ish Kinostudjon “Shqipëra e Re” duke qënë autore e dhjetra filmave dokumentarë.

Pasioni i saj nga ekrani i vogël, kalon tek ekrani i madh i filmit, me realizime te sukseshme filmi dokumentar, si skenariste e rreth 60 filmave dhe duke shkruar artikuj kritikë për filmat , në shtypin e kohës!
Xhara tregon largim nga Shqipëria dhe jetën ne Greqi ku punët e saj të para si emigrante ishin të kujdesej për zonjat e moshuara.

Xhara kujton njohjen me bashkëshortin, ish inxhinierin Pandi Papalilo: “Ato vite në televizion u krijuan shumë çifte. Kujtoj momentet e problemeve teknike ku Pandi duhej të ngjitej ne Dajt për të pare antenat e transmetimit ndërsa unë me zë të dridhur thoja nga studio e lajmeve: Të nderuar teleshikues transmetimi ynë u ndërpre për një defekt teknik”

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!