Ishte duke shkarkuar naftë në pikën e karburantit në autostradën Tiranë-Durrës, merr flakë autoboti! Plagosen dy punonjës të 'Gega Oil'! Shuhet zjarri

DURRËS- Një autobot i cili po shkarkonte karburant në pikën ‘Gega Oil’ në autostradën Tiranë -Durrës është përfshirë nga flakët, mesditën e sotme (9 gusht 2024) rreth orës 14:00.

Flaka ka rënë në pjesën e parme të autobotit dhe në momentin e shpërthimit janë lënduar dy punonjës të karburantit 'Gega Oil', Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe E.P., rreth 35-vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm duke shkatërruar gjithë strukturën ku shkarkohet naftë në karburantin ‘Gega Oil’.

Zjarri nuk ka përfshirë depozitat e karburantit, pasi është vënë shpejt në kontroll nga 5 forca zjarrfikëse. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike në sistemin e makinës me targa ‘AA 627 IC’.

'Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant. Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant. Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.'- njofton policia.

Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 09/08/2024 17:49

    Asnjë kontroll për cilësine e naftës në Shqipni, i prishëm makinat se kuptoj ku e marrin kët naftë të keqe dhe shumë të shtrenjtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë