Ishte infiltruar nga Teherani kundër MEK-ut, Shqipëria shpall 'non grata' spiunin iranian me pasaportë italiane

Një agjent i autoriteteve Iraniane që vepronte në Shqipëri, është urdhëruar të dënohet nga territori Shqiptar me motivacionin si person i padëshiruar. Vendimi për dëbimin e shtetasin Iranian të quajtur Dabiel Kassrae, është marrë ditën e sotme nga Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht foton e iranianit të dëbuar. Lleshaj, duke u bazuar në informacionet e SHISH, strukturës së anti-terrorit në polici dhe homologëve të huaj,ka marrë vendimin për nxjerrjen jashtë territorit të Kasrae për një periudhë 15-vjeçare.

Të dhënat e grumbulluara nga shërbimet inteligjente flasin se 29-vjeçari është agjent me veprimtari spiunazhi, i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane. Me argumentin se cënon sigurinë publike dhe rendin kushtetues në Shqipëri, ministri Lleshaj, ka urdhëruar dëbimin e tij.

Për momentin Dabiel Kassrae është ndaluar nga agjentët e anti-terrorit dhe po mbahet i izoluar në kampin e refugjatëve në Karec të Vorës, në pritje për t'u dëbuar në orët në vijim jashtë territorit shqiptar.

Gjatë periudhës kur Dabiel Kassrae ka qëndruar në Shqipëri ai është përpjekur të mbledhë informacione për azilantët e opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri, përmes një marrëveshje sekrete mes SHBA-së dhe vendit tonë. Kassrae është shfaqur shpesh herë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ku dyshohet se në disa episode ka tentuar të krijojë kontakte dhe rekrutojë ish-anëtarë të MEK.

1595426002_iraniani001.jpg

Dabiel Kassraee

Kujtojmë se në janar 2020 autoritet shqiptare kanë dëbuar dy diplomat të Ambasadës Iraniane në Tiranë. Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin “Shiraz” që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje speciale nga ana e Iranit, u dëbuan nga territori shqiptar, pas informacioneve se kryenin veprimtari të kundraligjshme në Shqipëri.

Sipas informacioneve të dy diplomatët e dëbuar dyshohet se ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish-shefit suprem të trupave “Quds”, të gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak.

Dhjetorin e vitit 2018 ambasadori i Iranit në Tiranë dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga Shqipëria. Ministria e Jashtme njoftoi në atë kohë se dy diplomatët iranianë u shpallën të padëshiruar, pasi dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Ndërkohë që tetorin e kaluar autoritetet shqiptare zbuluan dhe goditën një rrjet terrorist të drejtuar nga regjimi iranian i njësisë klandestine dhe sekrete të forcave revolucionare "QUDS" që kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visar: 23/07/2020 20:19

    Asnje arab nuk duhet me lan ne shtet nuk na duhet arabizmi te gjith duhet mei debu

    Përgjigju
  • Health: 22/07/2020 21:54

    Keta plehna vine e strehohen ketu te na e luftojne ne emen te allahut,me e hjedh ne mes te detit e me shky peshkaqent.

    Përgjigju
  • artur: 22/07/2020 17:13

    tani, nje gje nuk kuptoj une nese kapet nje spiun qe cenon sigurine kombetare denohet me burg.

    Përgjigju
  • Zani: 22/07/2020 16:46

    Spiun iranian me pasaportë italiane i bi "shpallet non grata qytetari Italian"

    Përgjigju
    • K Guxho: 22/07/2020 20:50

      Po duhet t' votoje

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja