Një autobus i linjës Prishtinë-Milano është shkrumbuar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gëziq të Mirditës. Mësohet se autobusi me pasagjerë ishte nisur nga Prishtina dhe po udhëtonte në drejtim të Portit të Durrësit dhe më pas me destinacion Italinë.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të shërbimit zjarrfikës të Mirditës. Autobusi është shkrumbuar plotësisht, ndërsa nuk raportohet për pasagjerë të lënduar. Shkaku për përfshirjen nga zjarri dyshohet të ketë qenë një defekt teknik. Pasagjerët janë larguar me një autobus tjetër të shoqërisë së transportit nga Kosova.