TIRANE-Një punonjës i Autoriteti Kombëtar të Ushqimit është vënë në pranga nën akuzën e korrupsionit. Ky person së bashku me një të dytë i kishin marrë 200 mijë lekë një biznesi dhe i bënin presion për të tjera para me qëllim që t’i zhbllokonim aktivitetin që ia kishin bllokuar disa muaj më parë.
Seksioni për Korrupsionin, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim më Prokurorinë e Task Forcës të rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur sot kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Etrit Berisha, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të AKU Tiranë (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), person i cili ishte shpallur në kërkim më datë 20.09.2016.
Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".
Rikujtojmë se më datë 20.09.2016, është ndaluar bashkëpunëtori i tij, shtetasi Indrit Korbi.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com