Ishujt e Ksamilit magjikë, po ku arrijnë njerëzit, arrijnë dhe plehrat që askush s'i heq

Ishujt e Ksamilit magjikë, po ku arrijnë njerëzit, arrijnë dhe plehrat që askush s'i heq

Me not, apo me pedalo', me varkë apo me parashutë cilido mund të prekë tre ishujt e rrallë të Ksamilit. Të çliruar nga ndërtesat abuzive të lokaleve që prej vitesh u merrnin frymën, sot janë të lirë, por liria për të paktën dy prej tyre është shndërruar në liri të disa individëve për të lënë plehra në to. Duket se në fillim sezoni privatët kujdesen shumë mirë për hapësirat e tyre, por kush ka për detyrë të kujdeset për hapësirat publike, as nuk e vret mendjen fare që puna të shkëlqejë. Kështu, nëse shkon në ishullin e parë më të afërt nga bregu, përplasja me qese me mbeturina, kanaçe redbulli, pepsi, birre, cocacola, patatina e çibukë, është takimi i parë. Një rrugëzë e vogël në këmbë mund të lejojë përshkimin e të vetmit ishull për të dalë në anën tjetër, por edhe këtu, era e rëndë dhe papastërtitë nuk të lejojnë. Rast unikal, kur mrekulli të tilla të natyrës të mbajnë era "sëmundje" në vend të aromës së mirë të pemëve e ujit kristal.

Ishulli i dytë më i afërt nga bregu nga larg "të merr në qafë". Edhe këtu shihen mbetjet e lokaleve të dikurshëm, por zhgënjimi më i madh është kur afrohemi: plehrat e hedhura andej këndej as nuk të bëjnë të futesh e të qëndrosh nën freskinë e pemëve.

Ishulli i tretë, ose ishujt binjakë siç njihen, janë të mrekullueshëm. Edhe këtu janë të lëna qartazi mbeturinat e lokaleve që qenë. Mbeturina ka më pak, uji është kristal dhe pylli është shumë i dendur e i padepërtueshëm, por dallohen gjurmët e ndonjë ditëlindjeje apo fejese: petale sintetike kudo.

Të flasim ende në 2020 për plehra të hedhura pa kujdes e të qajmë hallin që dikush nuk e bën punën që ka për të bërë, nuk është gjë për t'u lavdëruar. Ishujt e Ksamilit janë të vegjël, të bukur, të prekshëm. Me siguri punonjës të gjelbërimit në qytetin e vogël ka dhe shteti, ashtu siç privatët i kanë lulëzuar e pastruar bahçet dhe ballkonët e tyre, duhet të tregojnë se kujdesen për këtë pasuri të rrallë. Të shohësh plehra kanaçesh e shishesh nga më të ndryshmet në ishujt që frekuentohen e arrihen nga kushdo, është shumë e trishtueshme. Shoqata, vullnetarë, nisma, nuk mund të jenë zgjidhja për një mjedis që ndotet sapo dikush mbyll sytë. Ndërsa në Tiranë sheh kudo punonjës të Pastrimit e të Gjelbërimit në krye të detyrës dhe në përkujdes të parqeve e lulishteve, në Jug, nuk sheh një për be. Ndaj papastërtia dhe përkujdesja e hapësirave publike çalon. Apo duhet që dikush gjithmonë të ulërasë: Bëni punën! Kini kujdes, gazetarët që ju shohin janë kudo.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leshi: 05/07/2020 11:54

    arroganta punojsit e policis

    Përgjigju
  • leshi: 05/07/2020 11:53

    polic pa shkoll dhe arroganta.

    Përgjigju
  • leshi: 05/07/2020 11:52

    shqiperia vend idiotave.

    Përgjigju
  • llazi: 04/07/2020 17:55

    DUHET nje incenerator ne sarande qe te perpunoje plehrat e ksamilit,,,po ashtu duhet nje incenerator ne vlore,,korce,,shkoder,,dhe nje mes kukesit e peshkopise...pa futur lanfillet qe duhen ne cdo qytet te madh e te vogel,...dhe pika per perpunimin e mbetjeve te ngurta...ne cdo qytet te madh....

    Përgjigju
  • Emri: 04/07/2020 17:46

    Tek titulli duhet zevendesuar fjala "njerezit" me "shqiptaret".Se ishuj si te Ksamilit ka edhe ne vende te tjera, po plehra jo ne kete fare feje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ngeli shtatzënë brenda BBVip apo jashtë? Sara Gjordeni flet për pritjen e embël

Ngeli shtatzënë brenda BBVip apo jashtë? Sara Gjordeni flet për pritjen e embël