Grupi terrorist Shteti Islamik ka njoftuar se ka ekzekutuar punonjësin britanik të ndihmave David Haines. Grupi ka publikuar një video 2 minuta e gjysmë që tregon prerjen e kokës së David Haines.
44-vjeçari Haines u rrëmbye vitin e kaluar vetëm tre ditë pasi arriti në Siri për të punuar për një agjenci ndërkombëtare ndihmash.
Video e ekzekutimit e titulluar “Një mesazh për aleatët e Amerikës”, doli pasi familja e Haines publikoi një lutje publike për rrëmbyesit e tij që t’i kontaktonin ata.
Në video ekzekutuesi i mbuluar fajëson kryeministrin britanik David Cameron për bashkimin e forcave me Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik.

Terroristi paralajmëron se vendimi do të tërheqë popullin britanik drejt një lufte tjetër të përgjashkshme dhe që nuk mund të fitohet. Kryeministri britanik David Cameron në një mesazh në Twitter e cilësoi duke e quajtur vrasjen e David Hanes, një akt tërësisht të ligë.
Në Uashington, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklerarë nga presidenti Barack Obama që dënon vrasjen barbare. Obama tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah mikut dhe aleatit të afërt në pikëllim dhe marrje vendimesh.
Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar me prerje koke gjatë javëve të fundit gazetarët amerikan Jim Foley dhe Steven Sotloff. Grupi terrorist tha se amerikanët u vranë si hakmarrje për sulmet ajrore amerikane ndaj pozicioneve të tyre në Irak.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO