ISIS u shpall luftë dhe maceve
dekretohet ligji për shfarosjen e tyre

ISIS u shpall luftë dhe maceve<br />dekretohet ligji për shfarosjen e tyre
ISIS e tejkalon terrorin njerëzor, tashmë organizata terroristë ka miratuar një ligj për shfarosjen e maceve.
 
Sipas televizionit irakian Al Sumeria ligji më i fundit ndalon praninë e maceve në shtëpi.

Të gjithë banorët e qytetit janë thirrur që të zbatojnë fetva (ligj islamik) pa pasur mundësi kundërshtimi ndaj njerëzve të al-Baghdati, të autorizuar për të lokalizuar dhe vrarë macet.
 
Sipas dekretit macet shikohen si qenie kundër vizionit, ideologjisë dhe besimeve xhihadiste.

Një qëndrim i tillë ka ngjallur habi sepse në traditën myslimane macet janë kafshë të pastra dhe të bekuara, për aq kohë sa Muhamedi është kujdesur për një prej tyre.
 
Në një rast macja Muezza kishte rënë në gjumë në krah të Profetit dhe kur erdhi orari i lutjes në mënyrë që ai të mos e zgjonte ai ka prerë një pjesë të veshjes së tij.
 
Por një vendim i tillë ka edhe një tjetër mospërputhje, pasi në rrjete sociale të shpeshta kanë qenë fotografitë e luftëtarëve të ISIS me mace në duar.

isis mace

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit