Ismail Kadare edhe në Argjentinë, përfshihet në Bibliotekën më të bukur në botë

Ismail Kadare edhe në Argjentinë, përfshihet në Bibliotekën më të bukur në botë

Ismail Kadare

I përkthyer në rreth 50 gjuhë të huaja, librat e akademikut dhe shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare tashmë mund të gjenden edhe tek “El Ateneo Grand Splendid”, një nga libraritë më të bukura në botë. Kjo librari, e cila ndodhet në Buenos Aires të Argjentinës, është vlerësuar si e tillë nga National Geographic. E vlerësuar si një ikonë e vërtetë e kulturës, kjo ndërtesë është ngritur në vitin 1919.

Fillimisht aty u krijuar teatri Grand Splendid, dhe pas 10 vjetësh u konvertua në kinema, dhe me pas u transformua në një hapësirë ku kultivohej aktiviteti intelektual. E gjithë hapësira bie në sy për një bibliotekë të madhe, që zë pjesën kryesore të librarisë dhe në pjesën e poshtme të sallës gjendet një kafene, në të cilën pushojnë lexuesit e pasionuar të librit. Ndërtesa me kalimin e kohës derisa është kthyer në këtë ikonë botërore të kulturës ka ardhur duke u shndërruar në një stil të ri të me hapësira për muzikën, baletin e të tjera aktivitete.

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe dhe ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, si dhe autori më i përkthyer jashtë vendit. Ai është fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel, ku është vlerësuar me çmime të shumta. Përmendim këtu anëtarësimin në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike në Francë, çmimet prestigjioze si "Prince of Asturias Awards" apo "Man Booker International", e deri tek nderimi që iu bë prej presidentit francez me titullin "Komandant i Legjionit të Nderit."

Me veprën e tij, Kadare e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj që ka krijuar edhe gjatë perudhës së izolimit diktatorial të Shqipërisë: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Aktualisht Ismail Kadare është një emër i njohur në botë. AI është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias per Letersi”, njË nga çmimet më prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabuçhi. Ismail Kadare është dekoruar gjithashtu nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Biblioteka ne Buenos Aires

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët