Ismail Kadare fiton 'Nobelin Amerikan'

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, që njihet edhe si Nobeli Amerikan. Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu

Finalistët për këtë çmim ishin Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot. I lindur në Shqipëri në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960 kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar. Novelat e tij te para e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja  H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e  Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si "shkrimtari është armiku natyror i diktaturës". Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009) etj. Romani përfaqësues në  çmimin “Neustadt” është “Prill i thyer”.

"Është emocionuese që një grup i tillë me famë i shkrimtarëve të konkurrojnë për Çmimin Neustadt", është shprehur Robert Con Davis-Undiano, drejtor ekzekutiv i Letërsisë Botërore.

Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet që nga viti 2003. Ndahet nga Universiteti i Oklahomës. Përpos që është krahasuar me “Nobel”-in për letërsi,  duke u quajtur “Nobeli Amerikan” disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti etj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pa'tjeter: 17/10/2019 23:05

    Mr.Kadare duhet t'i shkruaje publikisht Mr Mavron..nje leter publike indinjate per veton kunder Shqiperise

    Përgjigju
  • Konjak: 17/10/2019 22:49

    Zoteri Kadare,eshte shqipetar ;dhe nese eshte pro Francez ,pro sllav ,pro perendimor ,apo pro Amerikan ,e tregojne saktesisht shkrimet e tyj .Mendesia e shprehur ne shkrimet e tij , e tregojne qartazi qendrimin e tyj , social shoqeror e politik . Per SHqipetaret eshte ambasador i shkelqyer i artit e kultures ne te gjith boten .-Eshte i perkthyer ne me shume se 40 gjuhe . Pra duket qartazi pesha e tij ne letersine boterore . SHkrimtari nuk eshte politikan ,ai ka nje mision te vecante ,per njohien e SHqiperise ne gjith boten .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Pinxho: 17/10/2019 19:28

    Po ky moli ngeli si zorraxhi per nobelin dhe tani na nxjerrin nobelin amerikan “ nobeli i shoqerise vatra”pastaj do marr nobelin e henes pastaj nobelin e marsit tung

    Përgjigju
  • Buci: 17/10/2019 17:59

    Ka shume te drejte Patrioti. Ka pare lekun lekun gjirokastriti. Shqiperine nuk e ka ne hesap fare.

    Përgjigju
  • Patrioti: 17/10/2019 15:40

    Po ne te semes te vej Kadare, kujt po i intereson. Ska qene asnjehere i pranishem prane popullit shqiptar kur kemi patur nevoj. gjithmon eshte larguar per ne France. Edhe tani qe na duhet lobimi i tij ne France, as qe ben perpjekjen me te vogel. Clidhje ka ai me Shqiperine, asnje kontribut ska bere. I vetmi kontribut i kadarese eshte citimi i fjalimeve te Enver Hoxhes.

    Përgjigju
  • Kosovari: 17/10/2019 09:58

    Nobelin evropian,qe ju nda dy antishqiptareve,Ivo Andriqit(1962) dhe Handke kete vit, ka bere te bindemi ne shqiptaret se, nuk kemi cka pretendojme fare ne ate drejtim, Keshtu,, Ismail Kadares Ju be me dije qe, mos te mendoje e as te enderroje se vleresuesit e Akdemi Suedeze dhe ky cmim mund t'i ndahet nivelit nga mjedisi I Ismail Kadares.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit