Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Livorno pasi gjatë kontrollit në banesë në koshin e plehrave iu gjetën 23 kg heroinë dhe 1 kg kokainë.

I riu Klodian Hakballa i lindur në Shqipëri jetonte në shtetin fqinj në mënyrë ilegale.

Krahas lëndës narkotike Hakballës iu gjet dhe një shumë prej 1350 eurosh në prerje të ndryshme. Në banesën e tij u gjet edhe bombola spray dhe gaz lotsjellës. Sipas  mediave shtëpia e tij ishte një laborator  i vërtetë për përpunimin e lëndës narkotike. Ishin lëvizjet e dyshimta cka bën policinë të binte në gjurmët e shqiptarit dhe të zbulonin aktivitetin e 26 vjecarit.

23 kg droge itali
23 kg droge itali
23 kg droge itali
(Heroina e gjetur në qeset e plehrave)


Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)