/ATSH-AFP/ - Marina britanike shpëtoi sot rreth 500 persona në bordin e katë anijeve në brigjet e Italisë, mbërritja e të ciëve e çon në 50 000 numrin e imigrantëve që kanë zbarkuar në Itali këtë vit.

Një helikopter në bordin e anijes Bulwark të marinës mbretërore, që bën pjesë në flotën shumëkombëshe në Mesdhe, zbuloi katër anije sot në mëngjes në ujërat territorialë mes Libisë dhe Italisë", theksoi një zëdhënës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

"Bulwark filloi operacionet e shpëtimit për të ndihmuar personat që ndodheshin në anije", shtoi ai.
Rojat bregdetare italiane theksuan se marina italiane, gjermane dhe irlandeze kishin marrë pjesë në operacion, koordinuar nga OJQ-ja MOAS (Migrant Offshore Aid Station), me seli në Maltë dhe nga Mjekët pa Kufi./