Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati

Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati

Xhevdet Plaku dhe burgu nga u arratis

Itali- Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar së fundi një leje shpërblyese Xhevedet Plakut, 44 vjeçarit shqiptar të dënuar, që u arratis më 23 janar, i njohur edhe me nofkën "Akili" dhe që përdorte 25 identitete të ndryshme.

Kjo lajm është bërë i ditur nga zyrtari vendor në Marche, Giancarlo Giulianelli. Në muajin shkurt do të zhvillohej një seancë për të diskutuar nëse 44-vjeçarit mund t'i jepej një masë alternative me kusht, ose arrest shtëpie, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Shqiptari është ende në arrati, teksa autoritetet e shpallën në kërkim.

Rrethanat që mund ta kishin shtyrë të burgosurin të paramendonte arratisjen e tij, ishin në funksion të një vendimi të mundshëm negativ nga gjyqtarët dhe fill pas refuzimit të lejes. Plaku nuk ka pasur asnjë kallëzim tjetër penal në vendin fqinj.

"Më vjen keq për këtë episod që ndodh në një moment të caktuar në burgun Barcaglione. Frika ime është se mund të dëmtojë të burgosurit e tjerë. Për mendimin tim, kjo mund të dëmtojë punën e mirë të deritanishme të riintegrimit, e kryer falë edhe kompanive që u kujdesën për fëmijët që përfunduan praktikën, e nisur nga ne dhe që përfshinte drejtësinë, burgun, të burgosurit dhe shoqërinë civile. Frika është se situata mund të bëhet më e ngurtë", tha Giulianelli për ANSA.

Xhevdet Plaku apo siç njihet me nofken 'Akili', i dyshuar si kreu i një grupi të trafikut të drogës në Holandë, po vuante dënimin për trafik droge.

Emri i Xhevdet Plakut doli dhe në dosjen e SPAK për grupin e trafikut të drogës pjesë e së cilës ishte dhe ish-shef i krimeve të Komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni dhe Erzen Breçani.

Zbardhja e përgjimeve të Sky ECC zbuluan se Akili, që përdorte 25 identitete, i akuzuar si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam u tentua të vritej nga i forti i Shijakut Rexhep Rapi më 17 shtator 2019.

Përgjimet zbardhën bashkëpunimin e Rapit me Gjonin për të kryer vrasjen para komisariatit të Durrësit, si hakmarrje pasi e akuzonte për vrasjen e vëllat të tij Sali Rapi të ndodhur në 2014-ën në Itali.

Burgu i Barcaglione, nga u arratis shqiptari Xhevdet Plaku

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë