Ministri i Brendshëm i Italisë Angelino Alfano tha gjatë një debati në Parlament se autoritetet janë duke hetuar gjithë këtë situatë, si dhe lëvizjte e 22-vjeçarit maroken, pasi ka dyshime se mund të ishte duke përgatitur sulme në Milano. Alfano tha se nga 17 shkurti, dita kur Touil Abdelmajid shkeli italianë e deri në 19 maj nuk ka pasur asnjë infromacion për të.
Ministri i Brendshëm i Italisë tha se kurrë nuk është përjashtuar mundësia për sulme terroriste, e gjithmonë sipas tij autoritete janë vigjilente. Ai theksoi se terroristët mund të inflirtohen mes emigrantëve të tjerë dhe dallimi ityre është i vështirë. Touil Abdelmajid konsiderohet si planifikuesi dhe ekzekutori material i atentatit që tronditi kryeqytetin e tunizisë pak muaj më parë. Në shtëpinë e tij në Milano, hetuesit italianë kanë gjetur materiale që do të analizohen nga shërbimet sekrete.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
