/ATSH-AFP/ - Një maroken i dyshuar për pjesëmarrje në atentatin e përgjakshëm në muzeun Bardo në Tunizi, që shkaktoi 22 të vdekur në mes të muajit mars, u arrestua në Milano, theksoi sot policia lokale.
"Një shtetas maroken, i kërkuar në nivel ndërkombëtar, u arrestua dje në mbrëmje në një komunë të rajonit të Milanos. Autoritetet tuniziane dyshojnë se ai ka marrë pjesë në atentatin e Bardo-së", theksoi një zëdhënës i prefekturës.
Arrestimi u krye nga policët e Digos, një departament i policisë që merret me operacionet speciale dhe terrorizmin, në bazë të një mandatarresti ndërkombëtar.
Më 18 mars, një sulm terrorist kundër muzeut të njohur Bardo të Tunizisë, në afërsi të Parlamentit, shkaktoi 22 të vdekur, 21 prej të cilëve turistë dhe një polic tunizian.
/Shqiptarja.com