Itali/ Atentat bashkëpunëtorit të Elvis Demçes, i zunë pritë poshtë shtëpisë

Itali/ Atentat bashkëpunëtorit të Elvis Demçes, i zunë pritë poshtë shtëpisë

Elvis Demçe

ITALI- Antimafia e donte në burg, bandat rivale në arkivol! Giancarlo Tei, i njohur si bashkëpunëtor i afërt i ‘zotit shqiptar’ të drogës Elvis Demçe, ka rënë pre e një atentati me armë zjarri në Romë. Ai u qëllua teksa ecte në këmbë dhe dëshmitarët tregojnë se kërkonte dëshpërimisht nënën e tij, dhe bërtiste për ndihmë, sikur të ishte ende një fëmijë.

“Ndihmë, ndihmë. Më qëlluan, jam gati të humbas mendjen”, bërtiste ai, shkruan Il Messaggero.

27-vjeçari Giancarlo Tei ka qenë i akuzuar për vrasje, dhe ishte shumë pranë arrestimit disa ditë më parë. Ai është njeriu kyç në menaxhimin e trafikut të drogës në bashkëpunim me bosin e rrezikshëm shqiptar Elvis Demçe por edhe me bandat e fuqishme kalabreze të San Luca.

Ka një hetim që sapo ka përfunduar dhe deri më tani i papublikuar, i cili ndihmon për të kuptuar fuqinë e bandës në shërbim të bosit shqiptar Elvis Demçe dhe atë të 27-vjeçarit që u plagos mbrëmjen e së shtunës.

“Ai ka bashkëpunuar në mënyrë të qëndrueshme me Elvis Demçen për blerjen dhe shpërndarjen me shumicë të lëndëve narkotike”, sqarojnë hetuesit.

Natyrë “të dhunshme”, e konsiderojnë hetuesit 27-vjeçarin. Gjaknxehtë dhe më kalimin e viteve ka arritur të menaxhojë trafikun e drogës, ndërsa ka mbajtu kontakte edhe me bosin shqiptar të drogës Elvis Demçen, i cili në bisedën e tij në Encorchat e quajti shqiptarin si 'i çmendur'.

Giancarlo Tei, siç e quajnë shumë 'Lallo', iu nënshtrua një operacioni për të nxjerrë plumbin.

Kujtojmë se Elvis Demce u arrestua në janar të 2022-shit, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë që hetonin për të shkatërruar klanin e tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë