Pier Silvio Berlusconi, djali i biznesmenit dhe ish-kryministrit iralian, Silvio Berlusconi, u emërua sot si administrator i deleguar i grupit të televizionit Mediaset, pronar i të cilit është babai i tij, njoftoi në një komunikatë grupi.
Këshilli i ri administrativ i Mediaset, thirrur sot nga presidenti, Fedele Confalonieri vendosi të zëvendësojë administratorin e deleguar aktual, Giuliano Adreani, nga Pier Silvio Berlusconi.
Djali i madh i ish-kryeministrit, 46 vjeç, është konfirmuar gjithashtu si zëvendëspresident i grupit, vend që e mban që prej vitit 2000. Pier Silvio është tashmë drejtues i shoqërisë Fininvest RTi (Reti Televisive Italiane)./
/atsh/