Burri i eurodeputetes italiane gjendet i vdekur në Palermo! Francesa Donato: Atë e vranë

Burri i eurodeputetes italiane gjendet i vdekur në Palermo! Francesa Donato: Atë e vranë

Angelo Onorato me bashkëshorten eurodeputete Francesca Donato

Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, është gjetur i vdekur ditën e sotme në Palermo. 

Ai u gjet i vdekur brenda makinës së tij Rover nga punonjësit e policisë. Nga hetimet e para, Onoratos i janë gjetur gjurmë gjaku në këmishë, teksa është gjetur me një brez të lidhur në qafë. 

Për hetuesit dhe magjistratët të gjitha hipotezat janë të hapura, gjithashtu edhe ajo e vetëvrasjes. Bashkëshortja e tij, Francesca Donato, bashkëshortja eurodeputete, nuk kishte marrë asnjë lajm prej tij që nga ora 11:00 dhe lajmin për vrasjen e Angelos e mori vesh nga mediat.

“Angelo ka vdekur, e vranë”, u tha eurodeputetja Francesca Donato disa anëtarëve të DC-së të cilët e pyetën se çfarë i kishte ndodhur burrit të saj.

Duket se Angelo, sipërmarrës, kishte një takim me dikë dhe se pranë Via Ugo La Malfa, ku u gjet makina, ishte vendi i zgjedhur për të biseduar.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeiri: Zgjedhjet në universitete dhe kriza në arsimin e lartë

Ilir Yzeiri: Zgjedhjet në universitete dhe kriza në arsimin e lartë