Itali, Goditjet socio-ekonomike nga pandemia, Conte: Po punojmë për paketën mbështetëse për qytetarët

Itali, Goditjet socio-ekonomike nga pandemia, Conte:  Po punojmë për paketën mbështetëse për qytetarët

Giuseppe Conte

ITALI- Italia aktualisht po përjeton një periudhë të vështir sociale ashtu edhe ekonomike për shkak të masave të marra për izolimin dhe kufizimin e aktiviteteve si ekonomike ashtu edhe sociale.

Kryeministri i Italisë  Giuseppe Conte ditën e sotme ka folur në lidhje me mbështetjen që do të ofrojë qeveria për qytetarët e prekur nga pandemia shkatërruese.

 “Jemi duke punuar për të arritur këtë qëllim, këto masa të reja mbështetëse do të miratohen shumë shpejt”  tha Conte.

 

Conte nuk la pa përmendur dhe pohuar pakënaqësinë sociale dhe psikologjike që po përjetojnë qytetarë dhe bizneset.

Qeveria e Romës po tregon se në këtë luftë kundra virusit qytetarët nuk janë vetëm duke shpërndarë gjatë dy javët e fundit 7.5 miliardë euro , nga fondet kombëtare, për të ndihmuar bizneset dhe punëtorët.

Duke iu përgjigjur rajoneve veriore të tilla si Lombardia , të cilat po bëjnë thirrje për heqjen e bllokimit lokal, kreu i qeverisë theksoi se “Përhapja e virusit duhet të jetë i kufizuar dhe është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur”

 

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja