Itali/ Hiqej si rumun, shqiptari i arratisur kapet duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë! Nervozizmi e tradhtoi

Itali/ Hiqej si rumun, shqiptari i arratisur kapet duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë! Nervozizmi e tradhtoi

Stacioni hekurudhor në Brener, ku u kap shqiptari

Itali- Një 36-vjeçar shqiptar, i arratisur dhe me shumë dënime penale, ka mbetur i bllokuar në kufirin e Brenerit për shkak të motit të keq dhe ka tentuar të kthehej në Itali duke përdorur dokumente false. 

Personi me inicialet M.R., të cilit i kishin mbetur edhe 1,5 vite burgim për të vuajtur, u identifikua nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë kontrollit të kthimit, në kuadër të aktiviteteve për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës. I dyshuari po udhëtonte në bordin e një treni ndërkombëtar që vinte nga Mynihu dhe po shkonte për në Bolonja.

Sjellja e tij nervoze dhe e paduruar tërhoqi vëmendjen e oficerëve, të cilët vendosën ta detyronin të zbriste nga treni për kontrolle të mëtejshme në zyrat e Komisionerit të Sigurisë Publike në Brenner. Kur iu kërkua të identifikohej, burri paraqiti një dokument identiteti rumun, duke u deklaruar një shtetas 38-vjeçar pa precedentë penalë. 

Megjithatë, një analizë më e thellë e dokumentit zbuloi anomali të dukshme, të tilla si mungesa e filigranëve të sigurisë dhe të dhënave personale që nuk janë regjistruar në çipin elektronik, informon media italiane.

Falë krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve, agjentët zbuluan identitetin e vërtetë të subjektit: M.R., 36-vjeçari shqiptar, pa banesë fikse dhe i parregullt në territorin italian. 

Ndaj tij kishte urdhër kërkimi, teksa do vuajë dënimin e dhënë vitin e kaluar, nga i cili i kanë mbetur edhe 18 muaj për të vuajtur, për trafik droge dhe zhvatje, në Lacio dhe Umbria. Gjykata e Spoletos e la në paraburgim.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Shkatërrimi, shkëlqimi dhe historia e Flotës Detare Shqiptare! Esencë-Report Tv

Shkatërrimi, shkëlqimi dhe historia e Flotës Detare Shqiptare! Esencë-Report Tv