Peruxhia- Policia kufitare e Ponte Chiasso në Itali arrestoi një 31-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit kishte urdhër kërkimi nga Prokuroria e Peruxhias.
I akuzuar për një seri të gjatë krimesh, shqiptari ishte arrestuar së fundmi në Zvicër. Pasi kreu rreth njëmbëdhjetë muaj burgim atje, ai u arrestua dje (30 Nëntor) nga policia kufitare e Ponte Chiasso dhe u dërgua në burg në Bassone.
Ndër sulmet për të cilat 31-vjeçari akuzohet, janë një vjedhje shtëpie në vitin 2015 në Terni dhe një përplasje me makinë policie në zonën e Milanos, shkruan media italiane.
31-vjeçari, i cili ndodhej në arrati që prej prillit të 2023-ës, duhet të vuajë një dënim të mbetur prej dy vjet e katër muaj burg.