Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht

Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht

Foto ilustruese

Itali- Një i ri 20-vjeçar shqiptar, i arrestuar 6 Dhjetorin e kaluar për vjedhje banese, u riatdhesua dje (11 Dhjetor) dhe u shoqërua në kufi me urdhër të komisarit të policisë së Trevisos, Alessandra Simone. 

I riu rezultoi se ka hyrë në Itali më 29 nëntor të vitit të kaluar, duke kaluar nga kufiri detar i Barit. Pak ditë më vonë, së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë, ai u arrestua nga Karabinierët për një vjedhje të ndodhur më 3 dhjetor, në një shtëpi në Bassano del Grappa, në provincën e Vicenzës.

Pas arrestimit, i riu u caktua në masën e paraburgimit, por pasi u lirua, u shoqërua menjëherë në aeroportin e Trevisos dhe hipi i shoqëruar nga agjentët, në një fluturim për në Tiranë, shkruan media italiane.

Përveç dëbimit, 20-vjeçarit iu ndalua rihyrja në zonën Shengen për pesë vitet e ardhshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

 Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim

Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim