Përqindja e papunësisë ka regjistruar rritje në Irali duke arritur në 13 për qind në muajin mars, një rritje prej 0,2 pikë në raport me muajin shkurt, sipas shifrave paraprake të publikuara sot nga Instituti i Statistikave (Istat).
"Në një vit, përqindja e papunësisë është rritur me 0,5 pikë", shtoi Istat.
Papunësi tek të rinjtë 15-24 vjeç ka pësuar rritje më të ndjeshme në një muaj në muajin mars, një rritje prej 0,3 pikë duke arritur në 43,1 për qind.
"Këto shifra duhet të lexohen në kontest të përgjithshëm ku sinjalet pozitive të bashkohen me elementët kritikë që japë tipike për një situatë ekonomike të pa stabilizuar", theksoi në një komunikatë ministri i Punës, Giuliano Poletti.
Qeveria e Mateo Renzit miratoi në fund të muajit shkurt dekretet për aplikimin e ligjit për liberalizimin e tregut të punë, i quajtur "Jobs Act", hyrë në fuqi në muajin mars./
/atsh/