Rekordi italian i kërcimit në hedhje, i regjistruar në lojërat olimpike të personave me aftësi të kufizuar në Rio de Janeiro në Brazil, është thyer nga një atlete shqiptare e cila mbante një maskë në sy.

Arjola Dedaj, 35 vjeç ka humbur gradualisht shikimin por kurrë nuk është dorëzuar. 

Është e njëjta atlete e cila ka vendosur rekordin në 100 dhe 200 m në kampionatin Botëror në Doha në Katar, ku fitoi 2 medalje si dhe 3 medaljet e tjera të fituara në Angli,
(dy ari dhe një bronzi).

Një kampion e vërtetë hidhet dhe vrapon , e shoqëruar nga një person që e udhëzon dhe gjithmonë me fashë në sy. Ajo luan basketboll ku ka fituar gjashtë tituj të ligës, por e aftë gjithashtu edhe në kërcim.
 
Arjola Dedaj, e lindur në vitin 1981, ka humbur shikimin gradualisht, por kurrë nuk është dorëzuar. Situata jo e mirë ekonomike, lufta dhe konfliktet e kanë detyruar të emigrojë drejt Italisë. Ka qenë viti 1998, në moshën 17- vjeçare kur është zhvendosur në Itali.

“Kam qenë me vëllain tim të vogël në barkë gjatë natës. Kam qenë e tmerruar, sepse as nuk dija të notoja. Për të gjetur forcë, ngrija kokën lartë dhe shikoja yjet, por kjo nuk mjaftonte. Në atë kohë arrija të dalloja ngjyrat dhe t’i shihja njerëzit nga afër.

Në Tiranë, njerëzit me aftësi të kufizuara janë të diskriminuar. Nuk e kam menduar kurrë se si mund të jetojnë” të dy, motër e vëlla udhëtuan drejt Leçes, pas gjashtë orëve udhëtim përmes pyjeve, hypën në një fugon për të shkuar tek nëna e tyre në Milano. 

Aftësitë e saj, Arjola i ka zbuluar në rrugën Vivaio’.“Ata më mirëpritën në institutin e të verbërve. U regjistrova në një kurs kompjuteri dhe më erdhi dëshira që të studioj, me qëllim për të marrë liçensën evropiane. Nëse gjeni dikë që të inkurajon, pa paragjykime apo pengesa mendore, të ndihmon të marrësh fuqi dhe siguri.
 
Në këtë kohë nisi të luajë bejsboll, të kërcejë valz, të hidhet të vrapojë në mënyrë amatoreske. Ndërkohë punonte si udhërrëfyese në mësimet e Dialogut në errësirë, ku rrëfeheshin jetët e personave që nuk shihnin.

Por me kalimin e kohës shikimi po i largohej dalëngadalë, e për këtë ajo ishte përgatitur.

“U verbova dalëngadalë, dhe jam mësuar për ta pranuar veten kështu, të përdor shkopin. Por gjithashtu edhe u mësova që ta shijoja jetën duke larguar të gjithë energjitë negative jashtë trupit tim”.

Në vitin 2013, kur ajo ishte 30 vjeçe, vendosi që të regjistrohej në shkollë, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë. Ndërsa në mbrëmje ndiqte mësimin në Institutin profesional ‘Bertarelli’, ku ishte më e madhja në klasë. 

Në vitin 2012, Arjola nis seriozisht stërvitjen, gjatë pushimit të drekës, ose në mëngjes herët, përpara se të shkonte në punë.  Në 2014, ajo fiton nënshtetësinë italiane çka i lejon të garojë me azurrët, ku dashurohet më Emanuele Di Marino, në tjetër vrapues shumë i shpejtë.  Në 2015 ajo arrin të diplomohet , duke fituar simpatinë e profesorëve të cilat kanë vetëm djalë të mira për të. 

Pas shumë kohësh ajo kthehet në Institutin profesional ‘Bertarelli’, por tashmë jo si nxënëse. Përpara shumë nxënësve ajo mban leksione.

“Nuk mund ta shpjegoj se sa krenare ndihemi”, u shpreh e emocionuar Amalia Catalan, drejtoresha e institutit. Ajo e pyet Arjolën se cili do të ishte mësimi që do të transmetonte të rinj, e ajo përgjigjet

” Të mos heqin kurrë dorë. Nëse nuk mund të realizohet nesër, përpiquni përsëri pasnesër, por kurrë mos hiqni dorë.  E ndërsa tregon që ëndrra e saj më e madhe është që në rrugë të ketë semaforë të përshtatshëm për ta, “Për herë të parë ndoshta kjo tingëllon pa kaptim, por ju siguroj që nuk është” shprehet ajo.

Redaksia Online 
(M.Ç/B/Kshqiptarja.com)