Një operacion i gjerë nga policia italiane në Leçe, çoi në arrestimin e 5 shqiptarëve të dyshuar si trafikantë droge dhe me lidhje të forta me organizatën kriminale "Sacra Corona Unita". 

Shqiptarët e arrestuar janë në mesin e 20 personave të prangosur mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit antidrogë. 

Sipas mediave italiane, organizata drejtohej nga shqiptari nga Vlora, Kristaq Boçi, i njohur edhe me emrin tjetër, Arben Meça. 

Boçi ishte koka e organizatës së drogës, i arrestuar edhe më parë për të njëjtat akuza, por i padënuar për mungesë provash. Bashkë me të u arrestuan edhe vëllai, Bilal Boçi. 49 vjeç, Pëllumb Drenova, 56 vjeç, Klajd Hasanaj, 48 vjeç dhe Emiliano Sulka 23 vjeç. 

Grupi në fjalë po hetohet edhe për vrasjen e Antonio Presta, djalit të një profesori të drejtësisë, ngjarje kjo e ndodhur në San Donaci më 5 shtator 2012. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com